Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sa i dobët është regjimi iranian

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sa i dobët është regjimi iranian

Nga: Vladimir Mesamed “World Crunch”

Irani është tronditur nga protestat e mëdha popullore, që po lëkundin themelet e regjimit islamik. Vrasja e të ashtuquajturit gjeneral “të popullit”, Qasem Soleimani, lideri i dytë më i lartë në hierarkinë ushtarako-politike të Iranit, ka krijuar një boshllëk në strukturat e pushtetit të regjimit, si dhe në nivelin e vendimmarrjes, si për çështjet e brendshme, ashtu edhe ato të jashtme.

Në një farë mënyre, Soleimani ishte jo më pak i rëndësishëm sesa Udhëheqësi Suprem fetar i vendit, Ajatollah Ali Khamenei. Në krahasim me klerikun e moshuar, vendimet e Soleimanit zbatoheshin kudo ku ka interesa Gjysmëhëna Shite në Siri, Liban, Irak, Jemen, Bahrein dhe Palestinë.

Një vit e gjysmë para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, që do të mbahen në majin e vitit 2021, gjenerali i ndjerë konsiderohej nga shumë njerëz, si një pasardhës i mundshëm i kreut aktual të degës ekzekutive iraniane. Dhe ai ishte në fakt shumë më superior në aspektin e popullaritetit ndaj presidentit Hasan Ruhani, që cilësohet nga shumë iranianë si tepër liberal dhe i paaftë për të ndërmarrë veprime vendimtare.

Në skenën ndërkombëtare, Soleimani kishte gjithashtu shumë më tepër ndikim sesa Ministri i Jashtëm i edukuar nga Perëndim, Muhamed Xhavad Zarif. Eleminimi i tij e lë tashmë Iranin në situatën e tij më të palakmueshme në 40 vitet e sundimit islamik: hyrja në fuqi e sanksioneve të reja të SHBA-së, për shkak se Republika Islamike u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, gjendja e rëndë ekonomike në vend, në kushtet kur eksportet e naftës po shkojnë afër zeros, një monedhë kombëtare e zhvlerësuar, papunësi e madhe dhe një inflacion që po mbërrin majat.

Vdekja e gjeneral Soleimanit, u pasua nga rrëzimi aksidental i një aeroplani civil ukrainas, që vrau të 176 personat që ndodheshin në bord. Autoritetet iraniane, mohuan në fillim çdo përgjegjësi për aksidentin, dhe veprimet e qeverisë nxitën serinë e protestave të fundit në vend, të drejtuara nga studentët.

Irani është me gjasë i gatshëm të pajtohet, me kushte të ndryshme të një marrëveshje të re mbi progamin e tij bërthamor. Megjithatë, as vala aktuale e protestave, dhe as toni i parullave që kërkojnë ndryshimin e regjimit, nuk kanë arritur në pikën që të krijojnë një rrezik ekzistencial emergjent për Republikën Islamike.

Represioni i shpejtë që u përdor ndaj protestave, është një shenjë se regjimi e kupton vështirësinë e madhe që ka krijuar situata politike dhe ajo ekonomike. Prandaj, për të ndihmuar në garantimin e synimeve të saj në politikën e brendshme dhe të jashtme, qeveria do të shohë nevojën e pajisjes me armë bërthamore.

Dhe sipas ekspertëve, që kjo të ndodhë do të duhen jo më shumë se 2 vjet. Vendimi i Teheranit për të dalë nga marrëveshja e vitit 2015, u dërgon një sinjal vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshje, se regjimi është i gatshëm t’i rikthehet marrëveshjes së firmosur 5 vite më parë në Vjenë, në rast se ndihmohet të kapërcejë efektet negative të sanksioneve të SHBA-së.

Në këtë mënyrë, Irani synon të provokojë një përplasje midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Teherani është ndoshta gati të bjerë dakord mbi një marrëveshje bërthamore të re me kushte të tjera, që synon t’i japë fund konfrontimit të vazhdueshëm të brendshëm midis fondamentalistëve dhe liberalëve.

Por kjo do të kërkonte unitet përreth regjimit islam, që nuk ka shumë të ngjarë të ndodhë nën dritën e ngjarjeve të fundit. Për shembull, kur media pyeti në nëntorin e vitit të shkuar, se kush vendosi rritjen e çmimit të karburantit që shkaktoi edhe protestat popullore, elita ushtarako-politike fajësoi thuajse njëzëri qeverinë e Ruhanit.

Vetëm më vonë, doli se vendimi u mor personalisht nga Khamenei, që dha dritën jeshile edhe për shtypjen e dhunshme të protestave popullore. Në fakt, protestat në fund të vitit 2019, ishin shumë më domethënëse sesa ato të viteve 2017-2018, pasi prekën gati të gjitha provincat në Iran.

Ngjarjet e fundit, e nxitën Izraelin të përfitojë nga dobësimi i ndikimit iranian në rajon, për të ndërmarrë hapa vendimtarë për zhdukjen e pranisë ushtarake të regjimit islam në territorin sirian, përmes bombardimit të pozicioneve ushtarake në kufirin siriano-izraelit.

Portali izraelit i lajmeve “Ynet”, deklaroi se vrasja e Soleimanit, është një lajm i shkëlqyer për sigurinë e vendit, dhe se ajo do të dëmtojë praninë ushtarake iraniane në Siri, si dhe pozitën e Hezbollahut në Liban. Hap pas hapi, nëse Irani humbet “satelitët” e tij të huaj në rajon, do t’i mbetet të përballet me thellimin e pandalshëm të problemeve në vend.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: IraniQasem SoleimaniSHBA

TË LIDHURA

Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane
Bota

Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane

20:08 | 19/03/2026
Reuters: Lufta me Iranin hyn në një fazë të re! SHBA po shqyrton dërgimin e mijëra trupave
Bota

Reuters: Lufta me Iranin hyn në një fazë të re! SHBA po shqyrton dërgimin e mijëra trupave

19:42 | 19/03/2026
Kriza në Hormuz, IMO kërkon korridor të sigurt për anijet tregtare
Bota

Kriza në Hormuz, IMO kërkon korridor të sigurt për anijet tregtare

19:32 | 19/03/2026
Next Post
“Në burg për vrasjen e dyfishtë”, të riut nga Patosi i djegin shtëpinë

Zjarri përfshin kopshtin në Burrel, evakuohen me shpejtësi fëmijët

‘Më shau nga nëna’, dëshmia e të riut që i mori jetën shokut tek ‘Astiri’

'Më shau nga nëna', dëshmia e të riut që i mori jetën shokut tek 'Astiri'

Viktima nëpër rrugë, pamje të frikshme nga Wuhan – “qyteti i kufomave” (FOTO)

Viktima nëpër rrugë, pamje të frikshme nga Wuhan – “qyteti i kufomave” (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane
Bota

Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane

by mirseda
20:08 | 19/03/2026
0

“Në ditët në vijim, ne mund të heqim sanksionet mbi naftën iraniane që aktualisht është në det”,...

Pedagoget e arteve ngrenë zërin: Nuk na paguajnë për titujt akademikë

Pedagoget e arteve ngrenë zërin: Nuk na paguajnë për titujt akademikë

20:05 | 19/03/2026
Reuters: Lufta me Iranin hyn në një fazë të re! SHBA po shqyrton dërgimin e mijëra trupave

Reuters: Lufta me Iranin hyn në një fazë të re! SHBA po shqyrton dërgimin e mijëra trupave

19:42 | 19/03/2026
I dyshuar për dy vepra penale/ AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë

I dyshuar për dy vepra penale/ AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë

19:38 | 19/03/2026
Kriza në Hormuz, IMO kërkon korridor të sigurt për anijet tregtare

Kriza në Hormuz, IMO kërkon korridor të sigurt për anijet tregtare

19:32 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com