Aktualitet

Viktima nëpër rrugë, pamje të frikshme nga Wuhan – “qyteti i kufomave” (FOTO)


               Publikuar në : 10:06 - 24/01/20 Gentjan Progni

Që prej ditës së djeshme, qyteti kinez i Wuhan është në karantinë totale. Transporti publik është ndaluar, tregjet janë zbrazur dhe njerëz janë udhëzuar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, teksa virusi misterioz po përhapet me shpejtësi.

Agjencia e lajmeve britanike “The world News- twnews.co.uk” ka publikuar disa pamje drithëruese nga qyteti i kufomave, siç është emërtuar nga mediat e huaja, vendi nga ku ka origjinën virusi.

Sipas agjencisë së lajmeve angleze, pamjet janë shkëputur nga një video e publikuar në rrjetin instagram, ku shihen njerëz që humbasin vetëdijen teksa ecin.

Dëshmitarët pretendojnë se edhe pse viktima kishte e veshur një maskë mbrojtëse, humbi vetëdijen dhe u rrëzua. Pranë tij shihet një mjek i veshur me kostum mbrojtës dhe maskë që përpiqet ta ndihmojë.

Deri tani raportohen 25 viktima nga virusi misterioz kinez, teksa mediat e huaja raportojnë se virusi mund të jetë përhapur nëpërmjet “supës së lakuriqit” që tregtohet nëpër tregjet e Wuhan.

Simptomat përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje dhe në raste më të rënda, mund të shkaktojë pneumoni, si dhe dështim të veshkave.

Virusi është konfirmuar që ka mbërritur dhe në Angli, teksa Evropa ka filluar të lëvizë të gjithë gurët për të parandaluar transmetimin e virusi.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT