Aktualitet

‘Më shau nga nëna’, dëshmia e të riut që i mori jetën shokut tek ‘Astiri’


               Publikuar në : 10:03 - 24/01/20 M S

Personi i cili vrau 28-vjeçarin në zonën e “Astirit” në Tiranë, ka dëshmuar para policisë se ai lëvizte me armë dhe se nuk e kishte për qëllim që të ekzekutonte shokun e tij. Situata ka precipituar pasi 27-vjeçari Vilson Tafçiu e kishte sharë nga nëna. Autori i krimit Noel Dishi ka rrëfyer më tej para policisë se është ndjerë i fyer, pasi të ndjerin e kishte futur edhe në shtëpi me mirëbesim. I pyetur se ku ishte arratisur pas krimit, Noeli ka thënë se kishte ikur në Kavajë dhe se ndjehet i penduar për çfarë ka bërë.

“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek “Artisti” për ta takuar. Nuk kam patur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova, ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar, për shkak  të marrëdhënies që kishim pasur.

Unë e kam marrë në shtëpi, nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”.

29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike, dhe se do të flasë në një moment tjetër.

Vilson Tafçiu u ekzekutua me tre plumba në gjoks mbrëmjen e të hënës, në zonën e “Astirit” në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi, dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT