Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Greqi, protesta kundër mbipopullimit me migrantë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Greqi, protesta kundër mbipopullimit me migrantë

Banorët e tre ishujve grekë organizuan një protestë të mërkurën kundër mbipopullimit të kampeve të refugjatëve, duke kërkuar veprime nga qeveria për të lehtësuar situatën.

Shumica e dyqaneve u mbyllën dhe shërbimet publike u pezulluan në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos, ku disa kampe refugjatësh kanë dhjetë herë më shumë njerëz se sa kapaciteti i parashikuar.

Grupe ndërkombëtare të ndihmave i kanë kritikuar kushtet e jetesës në disa kampe në ishujt grekë. Protestuesit grekë kërkojnë mbylljen e porteve hyrëse si dhe shpërndarje më të barabartë të migrantëve në të gjithë vendin.

Protestat u organizuan nga guvernatorët dhe kryetarët rajonalë të bashkive të cilët iu drejtuan Athinës me kërkesat e tyre.

Rreth 10 mijë njerëz protestuan në tre ishuj grekë. Panagiotis Foudouris është një nga protestuesit në ishullin Lesbos: “Migrantët duhet të largohen. Nuk jemi racistë, por thjesht situata në Lesbos është tërësisht jashtë kontrollit. Vetëm vinë dhe nuk largohen.

Hapini kufinjtë që ata të shkojnë në Itali, Bullgari apo Gjermani. Mbyllni kufirin këtu se ishujt Lesbos, Chios apo Samos nuk mund të pranojnë më tepër”.

Zyrtarët lokalë thonë se protesta është një mesazh i fortë dhe i qartë se situata në ishujt e Egjeut verior nuk mund të tolerohet më tej nga banorët apo migrantët. Kostas Moutzouris është guvernator i Egjeut Verior: “Grumbullimi dhe bllokimi i kaq mijëra njerëzve në kushte të tmerrshme jetese nuk mund të vazhdojë. Është e papranueshme për njerëzimin. Degradimi i kushteve të jetesës në ishuj është i patolerueshëm pas grumbullimit të një turme kaq të madhe”.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se Greqia ka rreth 100 mijë migrantë ku 40 mijë prej tyre janë në ishuj. Kampi Moria në Lesbos është jashtëzakonisht i mbipopulluar. Me kapacitet për 3 mijë njerëz, aty strehohen 19 mijë migrantë, sipas të dhënave qeveritare.

Ka njoftime për vdekje për shkak të aksidenteve, sëmundjeve apo dhunës. Farhd është migrant nga Afganistani: “Për një familje është shumë e vështirë të shkosh në banjë natën. Është shumë e rrezikshme”.

Edhe migrantët kanë organizuar protesta. Të premten e kaluar ata protestuan në Moria, ku një migrant nga Jemeni ishte qëlluar për vdekje me thikë. Greqia u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të ndihmojnë në lehtësimin e barrës. Giorgos Koumoutsakos është Ministër për Migracionin dhe Politikat e Azilit në qeverinë e Athinës:

“Evropa ka nevojë urgjente për një politikë të përbashkët për nevojat e reja”.

Franca ka ofruar të ndihmojë Greqinë për të organizuar fluturimet që do të riatdhesojnë individët që u është refuzuar azili. Laurent Nunez është Zëvendës Ministër i Brendshëm i Francës:

“Me ndihmë nga Frontex, do të mund të organizojmë fluturime franko-greke, që është diçka shumë e rendësishme, është një masë e rëndësishme”.

Migrantët nga Afrika, Azia qendrore dhe Lindja e Mesme shpesh kalojnë përmes Turqisë në udhtëimin e tyre drejt Evropës dhe ishujt grekë pranë Turqisë janë porta e parë hyrëse drejt Evropës, shkruan “Voa”.

Ndërsa shtohet numri i vendeve evropiane që mbyllin kufijtë për migrantët, ata mbeten në Greqi duke u bërë një barrë e rëndë për vendin e vogël mesdhetar.

Tags: banoreGreqimigranteprotesta

TË LIDHURA

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën
Kosovo

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

20:28 | 05/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë
Rajoni

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë
Rajoni

TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë

09:28 | 05/06/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Selanik, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Selanik, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Ambasadorja e re amerikane në Tiranë: Jam gati t’i përvishem punës

Ambasadorja e re amerikane në Tiranë: Jam gati t’i përvishem punës

Prioritetet e ndryshme të “fitimtarëve” dhe SHBA, për Kosovën

Prioritetet e ndryshme të “fitimtarëve” dhe SHBA, për Kosovën

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë
Kultura

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

by mirseda
08:38 | 06/06/2025
0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet...

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

08:32 | 06/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

08:16 | 06/06/2025
Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

23:06 | 05/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com