Aktualitet

Aksident i rëndë në Selanik, humb jetën 40-vjeçari shqiptar


               Publikuar në : 19:40 - 23/01/20 B H

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një shqiptar.

Mediat greke raportojnë se ngjarja u shënua të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:30 në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela, në zonën Sindos në Selanikun perëndimor. 40-vjeçari shqiptar, i cili po udhëtonte me motor është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga një 21-vjeçar.

Policia po heton akoma për zbardhjen e plotë të situatës.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT