SPAK ka regjistruar procedim penal për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, pasi u publikua një video në të cilën shihet duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali.
Gazetari Artan Hoxha kishte paralajmëruar që do publikonte një video, dhe pamjet u bënë publike një ditë më parë.
Sipas shihet nga video, Alla është në një lokal në zonën e Bulqizës duke thithur kokainë, pak ditë pasi kishte fituar zgjedhjet.
Por dhe pas publikimit të pamjeve, Alla nuk ka pranuar se është ai dhe akuzon Partinë Demokratike se po e sulmon politikisht dhe pamjet janë një montazh.
Artan Hoxha flet për videon e kryebashkiakut: Kanë kërcënuar me jetë njerëzish