Albin Kurti ka pritur sot të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun Prishtinë-Beograd ambasadorin Richard Grenell.
Pas përfundimit të takimit, ambasadori ka folur në lidhje me takimin dhe çështjen e taksës. Ambasadori Grenell ritheksoi se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës.
“Po i them dy gjëra, i thashë Kurtit që vendet si Britania e Gjermania po e përcjellin situatën. i thamë të ndjekë ligjin nëse do që të arrihet suksesi. E dyta që ia thashë është për çështjet ekonomike. Gjëja më e rëndësishme, krijoni vende pune. Njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ju ndihmuar bizneseve përmes qeverisë”, tha ai.