Një suedez nga Malmo është arrestuar si autor i dyshuar për ekzekutimin e Flamur Beqirit më datën 24 dhjetor, ngjarje e ndodhur në Londër. Ai është arrestuar në aeroportin e Kopenhagës teksa kthehej nga një udhëtim në Tajlandë, raporton gazeta suedeze Kvallsposten.
Viktima Flamur Beqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi. Ai u ekzekutua në sy të djalit dhe gruas para shtëpisë së tij në Londër.
‘Një burrë 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”, raportojnë autoritetet daneze.