E mërkurë, 12 Gusht, 2020
24 C
Tirana

SPAK dhe borxhi për 10 vjetorin e 21 janarit

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Nga Alfred Peza

Në përvjetorin e nëntë të vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, kryefjala e të gjithë atyre që besojnë ende dhe kërkojnë realisht drejtësi, ishte rihapja e çështjes për të çuar përpara drejtësisë, urdhëruesit dhe autorët e vërtetë të këtij krimi shtetëror, që ka ndodhur në mes të ditës e në mes të kryeqytetit.

Ka që nga 21 janari 2011 që ky ritual, kjo shpresë dhe e njëjta kërkesë, përsëritet e përsëritet pambarimisht. Aq sa me kalimin e viteve, vendin e dhimbjes u duk sikur ka nisur që ta zërë dalëngadalë, pesimizmi, ulja e pritshmërive dhe humbja e shpresës jo vetëm tek familjarët e viktimave, por edhe tek media dhe opinioni publik.

Por, 21 janari i këtij viti dukej sikur ishte pak më i ndryshëm nga ato të përvjetorëve të shkuar. Për një arsye të re. Javët e fundit u ngrit Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pritshmëritë e shqiptarëve për çdo krim të pandëshkuar përgjatë këtyre 30 viteve, janë varur prej kohësh tek ky institucion dhe tek mbështetja e pakufi që SHBA dhe BE, po i japin drejtuesve dhe anëtarëve të kësaj Prokurorie të Posaçme.

Një ndër dosjet e para për të cilën pritshmëritë e opinionit për zbardhjen, janë në majën e tyre më të lartë, është pikërisht ajo që lidhet me çështjen e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm në bulevard, përballë godinës së qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha.

 

Ka disa arsye për këtë:

E para, sepse protestuesit që u vranë e u plagosën atë ditë, ishin thirrur nga Partia Socialiste aso kohe në opozitë, për shkak të zemërimit të madh popullor që kishte ngjallur skandali i videopërgjimit të zv. Kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, me një prej ministrave të qeverisë, Dritan Prifti.

E dyta, sepse mazhoranca aktuale ka premtuar që do bëjë gjithçka kur të vinte në pushtet për ta reformuar drejtësinë dhe për të çuar përpara saj, të gjithë ata që i shpëtuan gjykimit dhe ndëshkimit të merituar, për krimin e pashembullt të 21 janarit. Ish Kryeministri i asaj kohe është lideri i sotëm i opozitës, ndërsa ish ministri i Brendshëm, Kryetari i opozitës së sotme.

Lexo edhe :   Për fitoret dixhitale të Berishës dhe humbjet reale të Bashës
Lexo edhe :   Për fitoret dixhitale të Berishës dhe humbjet reale të Bashës

E treta, reforma e premtuar ka nisur prej kohësh dhe tani institucionet e reja të drejtësisë, me gjithë vështirësitë po ngrihen dhe një pjesë e tyre kanë nisur që të funksionojnë. Pas SPAK pritet që të zyrtarizohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ndaj, nga sot ka nisur një vit i ri shprese të madhe, për ti shkuar zbardhjes së kësaj çështje, deri në fund.

Pas një viti, shënohet 10 vjetori i kësaj ngjarje. Nga një vit i ri zhgënjimesh, nëse nis e punohet me përkushtim që tani, 21 janari i 2021 ka shansin që të shndërrohet në një mundësi të re. Një horizont i ri shpresash për drejtësinë e munguar deri më sot.

Ky vit është një mundësi e madhe dhe një sprovë në kushte reale për SPAK dhe drejtësinë e re, për të dhënë një mesazh të qartë, konkret e të pakontestueshëm për të gjithë: Më në fund, ka shpresa që edhe Shqipëria të ketë një shtet të vërtetë ligjor, që po nis ti japë fund kulturës së tmerrshme të pandëshkueshmërisë së ngritur në sistem për 30 vjet me radhë.

Nëse ka vullnet për ti shkuar deri në fund të vërtetës që u konsumua live në sy të mijëra njerëzve në shesh dhe miliona shqiptarëve përballë ekraneve të televiziorëve, ky do të ishte kazusi më përfaqësues nga drejtësia e re, për të gjitha dosjet që pritet të hetohen dhe gjykohen më pas prej saj.

Të gjitha shanset dhe mundësitë për ta bërë këtë, ekzistojnë për aq kohë sa aktorët kryesorë të këtij krimi, janë këtu dhe njihen me emër e mbiemër. Provat, dëshmitë, protagonistët, dëshmiratët, të plagosurit, urdhëruesit, ekzekutuesit, bashkëpunëtorët, fajtorët dhe të gjithë ata që me apo pa dashje punuan për ti tjetërsuar, fshehur apo fshirë gjurmët e këtij krimi, janë gjithashtu këtu.

Ndaj, nëse edhe pas një viti asgjë nuk do të ndodhë, atëherë përkujtimi 10 vjetorit, do të ishte thjeshtë një rivrasje për 4 Dëshmorët e Atdheut!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...