Mbi 1 miliardë banorë dhe të gjithë pothuajse përdorin qeset plastike. Ndotja e mjedisit dhe e renditur si një nga vendet ku përdoret më shumë plastike, Kina ka marrë masa drastike. Që prej këtij viti, Kina do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike apo ambalazheve me përmbajtje plastike. Synimi është që 2022 Kina të jetë një vend pa plastikë.
Fillimisht, qeset (të cilat nuk shpërbëhen biogjikisht) do të largohen nga përdorimi në qytetet kryesore duke filluar nga fundi i këtij viti, ndërsa një gjë e tillë do të ndalohet në të gjitha vendet në vitin 2022.
Restorantet gjithashtu do ta kenë të ndaluar përdorimin e pipëzave për një përdorim duke nisur nga pjesa e fundit e vitit 2020.
Kina për një kohë të gjatë është duke u përballur me problemin e mbeturinave të shumta që krijohen nga popullsia prej 1.4 miliardë banorësh.
Vetëm gjatë vitit 2017, në Kinë janë mbledhur 215 milionë tonë mbeturina nga sektori i amvisërisë. Në anën tjetër, nuk dihet se sa prej tyre janë ricikluar.
Kina krijoi më së shumti mbeturina të plastikës në vitin 2010, plot 60 milionë tonë, ndërsa në vendin e dytë u renditën Shtetet e Bashkuara me 38 milionë tonë.