E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

U mor në pyetje nga SPAK për koncesionin e sterilizimit/ Reagon mjeku

Mjeku Artan Koni, i cili ka kallëzuar në prokurori për korrupsion koncesionin e sterilizimit dhe disa zyrtarë, mes tyre ish-ministrin Ilir Beqaj, pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, ka folur për mediat.

Ai theksoi se është thirrur si një nga kallëzuesit për të dhënë detaje për çështjen e koncesionit që konsiderohet si korruptiv nga Nisma Thurje, subjekt që ka bërë edhe padinë.

“Sot prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit më shumë për të marrë detaje si janë për llogaritjet si ekspert fushe dhe iu sqarova mënyrën si është bërë kjo llogari. Kjo ishte deklarata që kam bërë për prokurorinë. Ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë sa i përket sterilizimit.

Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, mbetet ta vlerësojë prokuroria dhe cilët janë fajtorët nëse ka. Një koncesion për të cilin paguajmë 17 mln euro në vit, ndërkohë që për një set kirurgjikal kosto është 2.4 euro. Kjo është baza që kemi ne se kemi të bëjmë me një koncesion korruptiv. Nuk kam prova të reja”, u shpreh Koni.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   4 mijë euro për gradën "Nënkomisar", SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...

I gjithë rrjeti kundër Beatrix, reagon nëna e këngëtares

Beatrix Ramosaj me Donald Veshajn pranuan publikisht se kishin pëlqim për njëri-tjetrin dhe mbrëmë dhanë edhe puthjen e parë. Por pas kësaj puthje, i...