Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, pasi kanë dalë publikisht kundër idesë për copëtimin e Kosovës.
Ai tha gjatë intervistës për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, se duke qenë kryeministër i Kosovës, është përballur me një aksion të rrezikshëm, të dëmshëm për Kosovën.
“E thirr Berishën, presidenti Meta, Lulzim Bashën dhe Monikën. I thirri të gjithë miqtë. Nuk kam problem te përkatësia. Vetëm ta ndihmojmë kombin dhe vendin. Me pas ndonjë informatë si mund të ndihmohet Shqipëria.
Asnjë nuk kam pas tendenca me dëmtue ndikimet e brendshme të vendit. Duhet ta dijë çdo shqiptar. Nuk ka të bëjë me përkatësinë time. Duke qenë kryeministër i Kosovës, jam përballur me një aksion të rrezikshëm, të dëmshëm për Kosovën.
Me këtë rast më lejoni të falenderoj ish-kryeministrin Sali Berisha, që ka patur një qëndrim shumë të qartë, presidentin Ilir Meta, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Por edhe plot të tjerë që kanë dalë kundër. I jam falenderues edhe Bushatit që i ka dalë kundër kësaj ideje. Mua më ka bërë përshtypje”, u shpreh Haradinaj.