Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi në Mallakastër: A i frenon ngjarje të tilla dënimi me vdekje

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ekzekutimi në Mallakastër: A i frenon ngjarje të tilla dënimi me vdekje

Krimi makabër në fshatin Gjerbës të Mallakastrës më 5 janar të këtij viti, ku 3 të rinj përdhunuan, vranë dhe hodhën në liqen 51-vjeçare Drita Saliaj, tronditi opinionin publik. Vetë familjarët e autorëve të krimit, por edhe qytetarët të ndryshëm përmes komenteve në mediat sociale, kërkuan rikthimin e dënimit më vdekje në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për të shmangur krime të tilla të rënda në të ardhmen.

Në 3 dekadat e fundit në vend kanë ndodhur shumë krime të rënda, sidomos në vitin kaotik 1997. Por dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri është zbatuar më 25 qershor 1992. Vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit, u varën me litar në sheshin qendror të qytetit të Fierit, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e 5 anëtarëve të një familje, në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Ngjarja e rëndë ndodhin natën e 29 majit 1992, kur ata hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me synim grabitjes. Ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën, dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes. Trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzish që erdhën edhe nga qytetet e tjera.

Dënimi me vdekje në legjislacionin penal shqiptar, parashikohej në 31 nene të Kodit Penal të vitit 1952; dhe në 33 nene të kodit të ri të vitit 1977. Në Kodin Penal të vitit 1988, dënimi kapital u reduktua në vetëm 11 nene. Pas shembjes së regjimit komunist, Kodi Penal i vitit 1993, e reduktoi dënimin me vdekje në 16 nene, kryesisht për krime të rënda, dhe sidomos për ato të tradhtisë kombëtare.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës në shtatorin e vitit 1995, imponoi “ngrirjen” e neneve të dënimit me vdekje. Ndërsa Gjykata Kushtetuese  shpalli në dhjetorin e vitit 1999 si antikushtetues dënimin me vdekje në kohe paqeje. Dhe në vitin 2007, parlamenti miratoi ndryshimet përkatëse të ligjit nr.8003 datë 28.9.1995 mbi Kodin Penal Ushtarak, që shfuqizoi dënimin me vdekje edhe në gjendje lufte apo te jashtëzakonshme, duke hequr dënimin me vdekje në Shqipëri në të gjitha rrethanat.

Sot këtë gjë e kanë bërë shumë vendeve të botës, mes tyre dhe të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por një numër vendesh përfshirë Rusinë, Japoninë, SHBA dhe Kinën, e kanë ende në fuqi dënimin më vdekje. Madje në SHBA dhe Kinë, ekzekutohen çdo vit të dënuar me vdekje.

Kjo ndarje shoqërohet edhe nga debati i zjarrtë që bazohet në pyetjen kryesore: Frenon apo jo dënimi me vdekje krimin e vrasjes? Debati është shumë më i fortë, në vendet që e kanë ende në fuqi dënimin kapital me vdekje. Argumentet kryesore të atyre që përkrahin dënimin me vdekje janë disa.

Së pari, dënimi me vdekje është një pengues efektiv i vrasjeve të tjera, pasi askush nuk dëshiron që të vdesë. Së dyti dënimi me vdekje, është më i lirë sesa ushqimi i një vrasësi për gjithë jetën. Së treti, vrasësit meritojnë të vdesin. Së katërti edhe vetë Bibla predikon hakmarrjen përmes shprehjes “Sy për sy, dhe dhëmb për dhëmb”. Dhe së pesti, familjet e viktimave meritojnë të gjejnë ngushëllim, për humbje e tyre të mëdha e të parikthyeshme.

Japonia e përdor çdo vit dënimin me vdekje. Disa psikologë japonezë, argumentojnë se dënimi kapital ka një rol të rëndësishëm psikologjik në jetën e japonezëve, të cilët jetojnë nën një stres të madh dhe presion të fortë në vendin e punës. Sipas tyre, dënimi me vdekje forcon besimin se gjëra të këqija u ndodhin atyre që e meritojnë atë. Dhe kjo forcon besimin e kundërt; se gjërat e mira do t’u ndodhin atyre që sillen mirë.

Nga ana tjetër, kundërshtarët ofrojnë argumentet e tyre pse nuk e përkrahin dënimi më vdekje. Më kryesori, është se dënimi me vdekje nuk frenon krimin e vrasjes. Në një studim të vitit 2015 në SHBA, u zbulua se mes 25 shtetet me shkallën më të lartë të vrasjeve, 20 prej tyre zbatojnë dënimin me vdekje. Ndërkohë, ndër 25 shtetet  tjera me shkallë të ulët të vrasjeve, vetëm 11 kanë në fuqi dënimin me vdekje.

Ndërkohë, studime të tjera të thelluara kanë vërtetuar se 4-11 për qind e të dënuarve me vdekje në SHBA, kanë qenë të pafajshëm, kryesisht për shkak të mungesës dikur të praktikës së analizës së AND në vendin e krimit. Dhe ekzekutimi i tyre, e pamundëson vënien në vend të çfarëdolloj padrejtësie, që mund të kryhet përmes lirimit të menjëhershëm dhe kompensimit financiar për vitet e kaluara gabimisht pas hekurave.

Ndërkohë ndëshkimi kapital cilësohet më shumë si një hakmarrje sesa ndëshkim, dhe si i tillë është një koncept moralisht i dyshimtë. Vuajtja që i dënuari përjeton për vite derisa të vijë moment i ekzekutimit, e bën dënimin shumë më të rëndë sesa privimi i tij nga jeta.

Gjithsesi çdo krim i rëndë, shkakton një valë të madhe zemërimi në opinionin publik,

që përbëhet tek e fundit nga votues. Ligjvënësit dhe politikëbërësit, janë shumë të vëmendshëm ndaj sjelljes së tyre. Kjo shpjegon faktin që në 31 nga 51 shtete në SHBA, dënimi me vdekje mbetet në fuqi, ndonëse vrasjet e përvitshme janë në një shkallë alarmante, edhe për shkak të lejimit të mbajtjes së armës në shtëpi.

Në Shqipëri, debati mbi rikthimin e dënimit më vdekje mbyllet shpejt. Vendi ka aderuar

në disa struktura evropiane, që ndalojnë çdo lloj rikthimi të dënimit më vdekje. Por sikurse është parë kohët e fundit, problemi kryesor mbetet ende mungesa e drejtësisë, si pasojë e së cilës, edhe autorët e disa vrasjeve, arrijnë t’i shpëtojnë burgimit të përjetshëm, dhe të lirohen nga burgu pas 10, 15 apo 20 vitesh burg./TIRANA TODAY

Tags: denimdrita saliajekzekutimiMallakasterngjarje

TË LIDHURA

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë
Aktualitet

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

16:17 | 06/09/2025
Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik
Bota

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

15:07 | 06/09/2025
BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!
Analizë

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

13:51 | 06/09/2025
Next Post
Vrau 3 mijë ushtarë në fushën e betejës, të pathënat e heroit tonë kombëtar Skënderbeu (video)

50 fakte që nuk i dinin kurrë për Skenderbeun

Tre ndryshimet në ligj që pritet të bëjë Zvicra gjatë 2020

Tre ndryshimet në ligj që pritet të bëjë Zvicra gjatë 2020

Nga skllevër në drejtues shtetëror, si familja shqiptare udhëhoqi Xhenovan

Nga skllevër në drejtues shtetëror, si familja shqiptare udhëhoqi Xhenovan

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë
Sport

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë

by mirseda
17:04 | 06/09/2025
0

Serbia triumfoi 0-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Një sukses i rëndësishëm për...

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

16:47 | 06/09/2025
Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

16:35 | 06/09/2025
Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

16:17 | 06/09/2025
Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

15:07 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com