60% e të punësuarve në Shqipëri, në kompani private apo administratë shtetërore, janë të pakënaqur në punën e tyre. Sondazhi i realizuar nga EPPC Albania, ka nxjerrë në pah se pakënaqësia lidhet me disa faktorë. Kjo bën që të gjithë të jenë në kërkim të një pune të re.
Puna me orare të zgjatura dhe në ditët e festave, është një tjetër element që shton pakënaqësinë e punonjësve.
Sipas sondazhit, grupmosha që e reflekton më shumë është ajo 30-39 vjeç. Por sondazhi ka nxjerrë edhe 8%, të cilët thonë se janë të lumtur me punën që kanë. /Tv Klan