Një incident i pazakontë është regjistruar në Los Angeles, teksa një avion ka derdhur karburantin sipër 5 shkollave fillore dhe një shkolle të mesme.
CNN bën me dije se ngjarja ndodhi ditën e djeshme, teksa aeroplani po kthehej në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles.
Nga ky incident janë lënduar 60 persona, ndërsa pasojat më të mëdha u regjistruan në shkollën “Park Avenue”, e cila ndodhet 30 km larg aeroportit. Si pasojë e karburantit të rënë nga ajri, 20 nxënës dhe 11 persona të rritur pësuan lëndime të lehta.
Shkollat tjera që u prekën nga ky incident ishin shkollat fillore “San Gabriel”, “Graham”, “Tweedy”, “93 Street” dhe shkolla e mesme “Jordan”.
Justin Guiti, nxënës në klasën e pestë, tha se karburanti i aeroplanit e ka lagur në tërë trupin dhe madje i ka hyrë në sy, ndërsa një tjetër tha se i kruhej lëkura akoma që pas lagies me karburant.