Aktualitet

Mustafa përkulet para të rënëve: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën


               Publikuar në : 10:52 - 15/01/20 M P

Sot, në Reçak të Kosovës përkujtohet 21 vjetori i Masakrës së njohur botërisht si masakra e Reçakut, një nga krimet më monstruoze të regjimit të Milosheviçit.

Në ceremoninë përkujtimore kanë marrë pjesë figurat më të rëndësishme të politikës kosovare dhe asaj shqiptare.

Ndër ta dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është përkulur në nderim të të rënëve dhe i ka cilësuar viktimat si gurët e historisë së re të Kosovës.

“Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviçit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker. Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre. Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot. Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut”, deklaroi Mustafa.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT