Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Disa të arrestuar në Iran lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Organi gjyqësor i Iranit thotë se janë bërë disa arrestime lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas që u godit gabimisht nga forcat iraniane, sapo u ngrit nga toka në Teheran, duke shkaktuar vdekjen e 176 vetëve në bord.

Njoftimin e bëri të martën zëdhënësi i gjyqësorit, Gholhossein Esmaili, por ai nuk dha detaje mbi numrin e të arrestuarve dhe lidhjet e tyre me çështjen.

Po të martën, presidenti iranian Hassan Rouhani u zotua që të ndëshkojë personat përgjegjës për rrëzimin aksidental të një avioni pasagjerësh ukrainas, ndërsa e quajti incidentin “të pafalshëm”.

Gjatë një fjalimi në televizor, udhëheqësi Rouhani bëri thirrje për ngritjen e një gjykate speciale dhe tha se “e gjithë bota do të shikojë”.

Zhvillimet ndodhin ndërsa qeveria e atij vendi përballet me protesta pasi fillimisht këmbënguli se problemet mekanike kishin çuar në rrëzimin e avionit, para se të pranonin të shtunën se personeli ushtarak iranian e kishte qëlluar dhe rrëzuar aeroplanin duke vrarë 176 njerëzit në bord.

Qindra studentë në një universitet prestigjioz të Iranit i dënuan hapur sundimtarët e tyre islamikë në ditën e tretë të protestave të hënën.

Në disa videoklipe të verifikuara nga Zëri i Amerikës, studentët në Universitetin e Teknologjisë Sharif në Teheran, që njihet për reputacionin në teknologji, duket se ishin mbledhur pranë kampusit duke hedhur parulla dhe dëgjuar folës të ndryshëm që kritikonin qeverinë.

Në një nga videot, studentët thërrisnin “ata vranë elitat tona dhe i zëvendësuan me mullahë”.

Ata i referoheshin dhjetëra studentëve iranianë që kishin qenë në avionin e linjës ukrainase që u rrëzua, shkruan “Voa”.

Rrëzimi ndodhi vetëm disa orë pasi Irani goditi me raketa bazat amerikane në Irak dhe po bëhej gati për një kundërpërgjigje amerikane që nuk ndodhi.

Sulmet me raketa të Iranit, që nuk shkaktuan viktima, u ndërmorën si hakmarrje ndaj vrasjes nga Shtetet e Bashkuara të kryegjeneralit iranian, Qassem Soleimani në Bagdad më 3 janar.

Tags: avion ukrainasiranRrëzimte arrestuar

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Next Post

Kush janë 10 vendet kryesore prodhuese të naftës në botë (VIDEO)

Aksion ‘blic’, arrestohen rreth 40 persona

Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjidhje për shkeljet e Iranit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

“Revolucion, Rama dorëhiqu”/ 3 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë

by mirseda
21:06 | 08/06/2026
0

“Poshtë komunizmi”, “ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne”; janë thirrjet e qytetarëve të cilët...

Turizmi në rënie/ Pasiguria tremb të huajt, operatorët: Ka anulime rezervimesh

20:49 | 08/06/2026

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje: Rama dorëhiqu!

20:38 | 08/06/2026

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com