Aktualitet

Aksion ‘blic’, arrestohen rreth 40 persona


               Publikuar në : 18:07 - 14/01/20 M S

Rreth 40 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, në kuadër të një mega-operacioni të zhvilluar në Kashar, Vorë dhe Farkë. Mes të arrestuarve janë edhe ish-zyrtarë të zonave në fjalë.

Midis të arrestuarve është edhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës dhe ish-shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Paraprakisht bëhet me dije nga burime jo zyrtare se shoqërimet e tyre janë bërë pas hetimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Të shoqëruarit akuzohen për abuzime në ndërtime dhe lejet e ndërtimeve.

Operacioni është në vazhdim e sipër dhe lidhet me pasojat e shkaktuara nga tërmeti. Zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën, në lidhje me ndërtimet.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT