Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), e cila u gjet e masakruar në një pyll në Francë ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambienteve të burgut të Beratit.
Bëhet me dije se 32-vjeçari ka pirë një sasi të konsiderueshme “detergjenti”. Ai është pikasur nga rojet e shërbimit dhe është transportuar menjëherë në spitalin Rajonal të Beratit.
Mjekët e spitalit kanë thënë se i burgosuri ka mbërritur në kohë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Burime brenda burgut bëjnë me dije se që pas vdekjes së motrës së tij, Shpëtim Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë.
Kujtojmë se 32-vjeçari tentoi të vriste veten edhe përpara 3 ditësh, pasi nuk iu dha leja për të qene i pranishëm në funeralin e motrës së tij.