Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pesë rastet kur bota i është afruar shumë Luftës së Tretë Botërore

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pesë rastet kur bota i është afruar shumë Luftës së Tretë Botërore

Shumë njerëz besuan dikur se fundi i Luftës së Dytë Botërore, do të shënonte një ndryshim në diplomacinë ndërkombëtare, dhe do parandalonte konfliktet e ardhshme globale. Mjerisht, historia është shumë më komplekse, dhe fati i botës është varur në disa raste në fije të perit.

Lufta Koreane: 1950-1953

Koreja u nda në dy shtete sovrane në vitin 1948. U krijua një shtet komunist në veri nën udhëheqjen e Kim Il-sung, dhe një shtet kapitalist në jug, nën udhëheqjen antikomuniste të Singman Ri. Konflikti u përshkallëzua në luftë, kur forcat ushtarake të Koresë së Veriut, të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina, kaluan kufirin më 25 qershor 1950, dhe përparuan në thellësi të Koresë së Jugut.

OKB-ja dërgoi urgjentisht forcat e saj, për të zmbrapsur një pushtim të Koresë së Veriut. Por pas 2 muajve të parë të luftimeve, ato ishin në prag të humbjes. Kjo e shtyu gjeneralin amerikan Mekartur, të marrë në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore kundër Kinës dhe Koresë së Veriut. Fatmirësisht luftimet përfunduan në 27 korrik 1953, kur u nënshkrua Marrëveshja Koreane e Armëpushimit, që krijoi Zonën e Demilitarizuar, dhe e ndau Korenë e Veriut nga ajo e Jugut.

Kriza e Raketave Kubane: 1962

Kriza 13-ditore, nisi kur SHBA-ja zbuloi vendosjen e raketave balistike sovjetike në Kubë, vetëm 125 km larg brigjeve amerikane. Ato ishin vendosur pas një pakti sekret midis Nikita Hrushovit dhe Fidel Kastros. Në një moment, Xhon Kenedi, kërcënoi Moskën me luftë, nëse ajo nuk tërhiqte sa më parë raketat e saj nga Kuba. Kriza përfundoi pas disa ditësh bisedimesh të tensionuara, kur u arrit një marrëveshje mes Kenedit dhe Hrushovit. Sovjetikët do tërhiqnin raketat, në këmbim të zotimit publik të SHBA-së, se do të shmangte pushtimin e Kubës.

Lufta e Yom Kippur: 1973

Ky konflikt ishte midis një koalicioni shtetesh arabe të udhëhequra nga Egjipti dhe Siria, dhe Izraelit. Ai nisi kur arabët ndërmorrën një sulm befasues ndaj pozicioneve izraelite ditën e Yom Kippur, festës më të madhe të Judaizmit. Si SHBA-ja, ashtu edhe Bashkimi Sovjetik ndërmorrën përpjekje të mëdha, për të furnizuar aleatët e tyre përkatës, dhe kjo për pak sa nuk çoi në një konfrontim midis dy superfuqive bërthamore. Fatmirësisht më 22 tetor 1973, u nënshkrua një armëpushim mes palëve, dhe 3 ditë më vonë lufta mbaroi.

Stërvitja e NATO-s “Able Archer”: 1983

“Able Archer” ishte emri i koduar i një stërvitjeje ushtarake të zhvilluar nga NATO në nëntor 1983. Ndërsa ishte thjesht një test për komunikimin mes njësive ushtarake, agjentët paranojakë sovjetikë të KGB-së, besuan se SHBA-ja po maskonte në këtë mënyrë një sulm të vërtetë. Byroja sovjetike besonte se shansi i vetëm për t’i mbijetuar një sulmi të NATO-s, ishte parandalimi i tij. Prandaj bëri gati për lëshim arsenalin e saj bërthamor. CIA raportoi një aktivitet të shtuar në rajonin e Balltikut dhe Çekosllovaki, ndërsa zbuloi se avionët sovjetikë të pajisur me armë bërthamore në Poloni dhe Gjermani Lindore, ishin vendosur “në një gjendje të lartë alarmi”.

Spiuni i Gjermanisë Lindore, Rainer Rup, i njohur me emrin e koduar “Mosel” dhe më vonë “Topaz, që ka punuar në selinë e NATO-s në Bruksel, pretendon se ndihmoi në shmangien e luftës bërthamore, duke  transmetuar mesazhin se NATO nuk po përgatitej të niste një sulm ndaj BRSS. Më 11 nëntor 1983, sovjetikët u lehtësuan kur mësuan se stërvitja kishte mbaruar falë agjentit të dyfishtë Oleg Gordievski.

Sulmet terroriste kundër SHBA: 11 shtator 2001

Më 11 shtator 2001, Al-Kaeda kreu 4 sulme të koordinuara terroriste kundër SHBA-së, që vranë gati 3.000 njerëz, dhe plagosën më shumë se 6.000 të tjerë. Katër avionë pasagjerësh u rrëmbyen nga 19 terroristë, dhe 2 prej tyre u përplasën mbi 2 kullat e larta të Qendrës Botërore të Tregtisë, një në Pentagon, dhe i katërti në një fushë në Pensilvani.

Muhamed Ata, njëri prej drejtuesve të celulës tha se Al-Kaeda kishte planifikuar të godiste centralet bërthamore të SHBA-së. Por hoqi dorë nga frika se gjërat mund të “dilnin jashtë kontrollit”. SHBA iu kundërpërgjigj sulmeve duke nisur luftën kundër terrorizmit. Ajo pushtoi Afganistanin me mbështetjen e Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s. Lufta është ende në zhvillim, dhe deri tani janë vrarë më shumë se 70.000 terroristë, dhe thuajse 40.000 civilë.

TIRANA TODAY

Tags: BrukselKriza e Raketave KubaneLufta KoreaneNATOSHBA

TË LIDHURA

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

22:40 | 27/05/2025
Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale
Bota

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para
Aktualitet

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
Next Post
“E ngjashme me FBI-në”, hapet gara për drejtuesin e BKH-së

“E ngjashme me FBI-në”, hapet gara për drejtuesin e BKH-së

‘JO’-ja për negociatat/ Çfarë rrezikohet për Shqipërinë dhe Maqedoninë

'JO'-ja për negociatat/ Çfarë rrezikohet për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Të bukura dhe “vdekjeprurëse”, njihuni me njësitë ninxha të Iranit (FOTO)

Të bukura dhe “vdekjeprurëse”, njihuni me njësitë ninxha të Iranit (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com