Një video shokuese është bërë virale në rrjetet sociale, në të cilën shihet të jetë improvizuar një skenë vrasjeje e Donald Trump.
Në video duket një person me snajper i cili shikon foton e gjeneralit të vdekur, Qasem Soleiman dhe drejton armën nga presidenti Trump. Në video ai shikohet teksa gjuan ndaj Trump dhe rojet e sigurimit hyjnë për ta larguar nga skena.
https://twitter.com/MEMRIReports/status/1214447376645144576
Ata kanë përdorur pamjet e vitit 2016, kur Trump u largua nga skena nga forcat e sigurimit teksa po mbante fjalimin, për shkak të revoltimit të të pranishmëve.
Në video gjithashtu thuhet se: “Hey SHBA, nëse ju filloni luftën, ne do e përfundojmë atë”.
Këto kërcënime vijnë pas sulmit të premten e shkuar të SHBA-ve në Irak, ku për pasojë mbeti i vdekur gjenerali iranian.