Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Prova e një marrëveshjeje të fshehtë Basha-Rama

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prova e një marrëveshjeje të fshehtë Basha-Rama

Nga Andi Bushati

Të gjithë idhtarët e teorive konspirative, që së paku prej verës së 2017 fantazojnë për skenarin e një pakti të nëndheshëm Rama-Basha, tani e kanë edhe provën. Zëra zyrtarë nga PD-ja i janë bashkuar të singjashmëve të tyre rilindas, për të hedhur poshtë një nga nismat më progresive që i është paraqitur publikut shqiptar, duke iu dorëzuar më pas në formë të zyrtarizuar parlamentit, atë për ndryshimin e sistemit me lista të mbyllura.

Thelbi i këtij projekti qëndron në vullnetin për t’u hequr kryetarëve të partive ekskluzivitetin e përzgjedhjes së deputetëve (pra dhe eliminimin sa më shumë të jetë e mundur të servilëve, të paaftëve apo banditëve) për t’ua kaluar atë dhjetëra mijëra votuesve të tyre.

Pikërisht, ky synim, për të mos lëshuar nga duart monopolin absolut që kanë mbi partitë respektive, e për rrjedhojë, mbi gjithë jetën politike të vendit, i ka bashkuar në një barrikadë kundër interesit të përgjithshëm të qytetarëve, Ramën dhe Bashën.

Në thelb, ata po përsërisin të njëjtën marrëveshje që bënë Berisha dhe Rama, në prill të 2008-ës, kur ndryshuan kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, duke rritur fuqinë e kryeministrit përballë mocioneve, duke dobësuar peshën e deputetëve, duke minimizuar pushtetin e presidentit, për të shkuar drejt një kompromisi të shpifur: ai që është në qeveri i ka të gjitha, ai që është në opozitë i humb të tëra.

Së çfarë pushteti i dha ky pakt Berishës, për të shkatërruar dosjen e Gërdecit, ku dilte familjarisht i përlyer, se si e ‘trimëroi” atë drejt masakrës së 21 janarit dhe grabitjes së zgjedhjeve të Tiranës, kjo nuk ka nevojë të rikujtohet. E vetmja gjë që ia vlen për krahasim është fakti se kjo lloj gjithpushtetshmërie, po i lejon Ramës të grabisë, bashkë me oligarkët, përmes koncesioneve që voton me delet e tij në kuvend. Të njëjtin sistem: ai që fiton zgjedhjet i ka në dorë të gjitha, pa fre dhe pa kontroll, po kërkojnë të instalojnë për dekadën e ardhshme, Basha dhe Rama, duke refuzuar ndryshimin formulës për përzgjedhjen e deputetëve.

A do t’i duhej edhe më shumë për t’u bindur një idhëtari të teorive konspirative, që beson në një pakt të fshehtë mes tyre? Në fakt ka edhe më. Dhe provën për këtë e jep Lulzim Basha.

Asnjë lider opozite, i pajisur me një aparat normal arsyetimi, nuk do të kishte guximin të humbiste me një të rënë të lapsit 50 mijë votues potencialë, të cilët i kanë kërkuar me nënshkrimet e tyre ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Asnjë mëtonjës pushteti, nuk do ta shpërfillte kaq mendjelehtësisht krijimin e konsensusit rreth vetes ndërkohë që prej gjashtë vitesh luan teatrin e republikës së re dhe të dëgjimit të zërit të qytetarit.

Asnjë sfidant real i kryeministrit, nuk do të tregonte këtë shpërfillje ndaj meritokracisë të përzgjedhjes së deputetëve, ndërkohë që bën thirrje për hapjen e partisë. Në fakt, Basha i ka bërë të gjitha këto dhe kaq është mese e mjaftueshme për të yshtur fantazinë e të gjithë atyre që duan të besojnë se ai ndan paratë me Ramën, se merr benefice prej të njëjtëve oligarkë, se kanë të njëjtat interesa dhe se në thelb nuk duan “ta vrasin njëri- tjetrin”.

Dua ta them që në fillim, unë nuk jam njëri prej atyre që besojnë në këtë konspiracion. As nuk i imagjinoj të ulur në një tryezë, apo duke shkëmbyer mesazhe dhe bërë plane për fitime reciproke. Deri në një provë të kundërt, mendoj se Basha dhe Rama janë vërtet armiq, se ata nuk do të ngopeshin duke e parë keq e më keq njëri- tjetrin. Por, e veçanta është se ata janë armiq të një lloji të veçantë. Ata urrehen, mund të kacafyten madje dhe të vriten për të pasur për vete karrigen e kryeministrit dhe ato pak metra katrorë që ofron zyra e tij.  Por, përtej kësaj, ata nuk janë aspak të tillë, për të ndryshuar modelin e qeverisjes së vendit. Ata duan ti marrin njëri- tjetrit gjithçka, pa i dhënë shqiptarëve asgjë. Ata janë gati ti vënë zjarrin me molotov zyrës që s’e marrin dot, më kollaj se ta ndajnë pushtetin që buron prej saj edhe me të tjerë.

E në këtë pikë, paradoksalisht, ata janë po aq armiq sa dhe bashkëpunëtorë. Ata nuk kanë asnjë pakt për atë që i ndan, por janë krejt në dakordësi për atë që i bashkon. Ajo përmblidhet shkëlqyeshëm në frazën lapidare të Giuseppe Tomasi di Lampedusa: “Të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë”.

Tags: ANDI BUSHATIe fshehtëedi ramalulzim bashamarreveshje

TË LIDHURA

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

19:09 | 28/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë
Aktualitet

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Next Post
Më shumë se 6,000 persona ndërrojnë jetë nga fruthi në këtë shtet

Më shumë se 6,000 persona ndërrojnë jetë nga fruthi në këtë shtet

“Më falni se e kam frikë burgun”, dëshmia e nipit që hodhi në rezervuar gruan

“Më falni se e kam frikë burgun”, dëshmia e nipit që hodhi në rezervuar gruan

Jozefina Topalli: Linda vajzën, pak orë pasi babai im ndërroi jetë

Jozefina Topalli: Linda vajzën, pak orë pasi babai im ndërroi jetë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com