Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Seriali i vrasjeve/Ekzekutimi i biznesmenit, 1.5 milionë euro gjobë një personi

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Seriali i vrasjeve/Ekzekutimi i biznesmenit, 1.5 milionë euro gjobë një personi

Pak pas vrasjes mafioze të biznesmenit Kastriot Reçi, forcat RENEA zbarkuan në Rrëshen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak metra larg Komisariatit të policisë në këtë qytet, ndërsa biznesmeni ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të marra.

Burime për “Fax News” bëjnë me dije se viktima Kastriot Reçi, i përfshirë në trafikun e drogës në Hollandë, njihet si person me pushtet në kontrollin e drogës në këtë zonë.

Vrasja dyshohet se është bërë për një shumë prej 1.5 mln euro, pasi i kishte vënë gjobë një personi.

Pista të tjera për hetim lidhen me atë të gjakmarrjes. Dy vite më parë në Itali është ekzekutuar vëllai i viktimës Gasper Reçi, vrasja e të cilit dyshohet se ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Një tjetër ngjarje e rëndë lidhet me vrasjen e Kastriot Reçit, siç është ekzekutimi mafioz me atentat i Armando Gjinit, në gusht të vitit të kaluar në Mirditë.

Edhe pse nuk u tha kurrë publikisht, burime nga prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se si autor, ose porositës i vrasjes së Gjinit dyshohet të ketë qenë pikërisht Kastriot Reçi, si një hakmarrje ndaj vrasjes së të vëllait të tij në Romë.

Serial vrasjesh

Më 9 shtator 2016 është vrarë në Rrëshen Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri kallashnikov nga dy persona ende të paidentifikuar, teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet më të frekuentuara të qytetit të Rrëshenit, ndërsa mbeti i plagosur edhe shoku i tij. Më 28 prill të 2017-ës u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve të huaja që në atë kohë kane bashkëpunuar me policinë shqiptare, dyshohet se vrasja e Gasper Reçit vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.

Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali.

Kreshnik Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga dy persona të maskuar që dyshohet se ishin shqiptarë, të cilët qëlluan me armë Kreshnik Gjinin, i cili humbi jetën menjëherë.

Cristina, e dashura e Kreshnik Gjinit, u tha hetuesve belgë se në 2016-ën është vrarë në Shqipëri daja i 31-vjeçarit, pikërisht Samir Jaku. “Për një vit, ai ndihej i kërcënuar”, deklaronte në atë kohë e dashura e Kreshnikut para hetuesve.

Mister vijon të mbetet arsyeja përse u ekzekutua Saimir Jaku në Rrëshen, çka do të zbardhte historinë e plotë të hakmarrjes së dyshuar mes palëve.  I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona. Zyrtari i kishte shpëtuar një atentati më parë. Autorët e qëlluan me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.

-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku
-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali.
-Më 6 shtator 2017 , u vra Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë

Edhe sot, më 7 janar 2020, u ekzekutua në të njëjtën taktitë si zyrtari i OSHEE-së, teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit.

 

Tags: atentatibelgjikeKastriot ReçiromeRreshenshqiperi

TË LIDHURA

Çifti shqiptar kapet me 23 kg kokainë, çfarë e tradhtoi 38-vjeçarin
Aktualitet

Çifti shqiptar kapet me 23 kg kokainë, çfarë e tradhtoi 38-vjeçarin

18:05 | 24/05/2025
Helmimi i fëmijëve nga salmonela/ Drejtoresha e Spitalit Gramsh: Situata nën kontroll, kopshti u dezinfektua
Aktualitet

Helmimi i fëmijëve nga salmonela/ Drejtoresha e Spitalit Gramsh: Situata nën kontroll, kopshti u dezinfektua

17:45 | 24/05/2025
Thika dhe shkopinj në mes të rrugës, 4 shqiptarë në pranga në Itali
Aktualitet

Thika dhe shkopinj në mes të rrugës, 4 shqiptarë në pranga në Itali

17:42 | 24/05/2025
Next Post
Trump mburret: Jam njishi, jam kam kaluar dhe Mark Zuckerbergut, arsyeja

Trump mburret: Jam njishi, jam kam kaluar dhe Mark Zuckerbergut, arsyeja

Nomofobia, ja si po ndikon në jetën tuaj varësia nga smartfonët

Nomofobia, ja si po ndikon në jetën tuaj varësia nga smartfonët

Vetëmbytet në lumin Bistricë 55-vjeçari

Vetëmbytet në lumin Bistricë 55-vjeçari

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025




TË FUNDIT

Çifti shqiptar kapet me 23 kg kokainë, çfarë e tradhtoi 38-vjeçarin
Aktualitet

Çifti shqiptar kapet me 23 kg kokainë, çfarë e tradhtoi 38-vjeçarin

by mirseda
18:05 | 24/05/2025
0

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar...

Helmimi i fëmijëve nga salmonela/ Drejtoresha e Spitalit Gramsh: Situata nën kontroll, kopshti u dezinfektua

Helmimi i fëmijëve nga salmonela/ Drejtoresha e Spitalit Gramsh: Situata nën kontroll, kopshti u dezinfektua

17:45 | 24/05/2025
Thika dhe shkopinj në mes të rrugës, 4 shqiptarë në pranga në Itali

Thika dhe shkopinj në mes të rrugës, 4 shqiptarë në pranga në Itali

17:42 | 24/05/2025
Skandal në kopshtin e Gramshit: Salmonelë te 70 fëmijë, alarm nga analizat

Skandal në kopshtin e Gramshit: Salmonelë te 70 fëmijë, alarm nga analizat

16:44 | 24/05/2025
Socialistët caktojnë datën e festës për fitoren e 11 majit, ja kur do të mbahet

Socialistët caktojnë datën e festës për fitoren e 11 majit, ja kur do të mbahet

16:38 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com