Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kryemadhi thekson se sjellja e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës është antishqiptare.
Reagimi i plotë i saj: “SJELLJA E EDI RAMËS NDAJ KOSOVËS, ANTISHQIPTARE
Sjellja e tij ndaj Kosovës, është qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.
Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura
Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës”.