Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Nga Andi Bushati

Edi Rama e ka hapur vitin e ri politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga slogani për largimin e kryeministrit pa zgjedhje dhe që pas aventurave radikale, do të kthehet si djali plangprishës në sfidat e reja elektorale.

Gjatë gjithë intervistës në emisionin “Java” në RTSh, lexohej hapur krenaria e atij që ka pasur të drejtë dhe ironia ndaj opozitës që ka dështuar në gjithçka.

Risia e këtij qëndrimi, nuk është as përbuzja që kryeministri autoritarist ka për kundërshtarin dhe as aftësia e tij për të shndërruar çdo fabul serioze në karagjozllëk, por fakti se në këtë pikë ai fatkeqësisht ka të drejtë.

Në gati një vit rrugëtim radikal, opozita ka gabuar pothuajse gjithçka.

Basha i ftoi idhtarët e tij në mitingjet e para madhështore të pranverës së shkuar duke i mikluar me iluzionin se rrëzimi i regjimit ishte çështje ditësh. Ai i ushqeu ata me idenë se në këtë vend nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje me Ramën kryeministër.

Ai u betua se do të digjte kutitë dhe qendrat e votimit për të mos lejuar farsën e 30 qershorit.

Ai vuri bast se asnjë socialist nuk do të arrinte të hynte në zyrën e kryebashkiakut të Kavajës apo Kamzës.

Ai nuk shpjegoi kurrë me transparencë se ç’farë shantazhi, kapjeje apo kërcënimi, i zbythi atë dhe Kryemadhin nga këto përbetime.

Ai u mjaftua me gënjeshtrën e radhës që pas pushimeve të verës protestat do të vijonin më të forta, ndërkohë që ato nuk ndodhën më kurrë.

Me ardhjen e vjeshtës, jo vetëm që kryengritja u harrua, por bashkë me të u fshi nga fjalori edhe sllogani: “zgjedhje pa Ramën kryeministër”.

PD e zëvendësoi me iluzionin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë, duke i mëkuar mbështetësit e saj me po atë lugë të zbrazët që u ofron prej kohësh.

Ajo filloi ta mbajë tinëzisht një këmbë brenda tryezës së reformës zgjedhore dhe arriti kulmin me paqen e përkohshme që i ofroi kryeministrit pas tërmetit, por që fatmirësisht u shkatërrua shpejt nga presioni i popullit opozitar.

Le të jemi të qartë. Dështimi për t’u përballur në mënyrë të dhunshme me një regjim nuk përbën domosdoshmërisht një turp.

Të kesh muskuj më të dobët dhe fuqi më të mpakura ndaj një pushteti monist, të korracuar edhe me miliardat e oligarkëve me të cilët bashkëqeveris, me banditët dhe trafikantët që i përdor si trupa paramilitare, për nevojat e tij edhe me të gjitha mediat e mëdha që e bëjnë të zezën të bardhë, nuk përbën një domosdoshmërisht një mëkat.

Por, kur dogji mandatet dhe vendosi të bojkotojë 30 qershorin, opozita kishte përpara dy rrugë: ose të përmbyste shpejt dhe përdhunshëm qeverinë ilegjitime të rilindjes, ose ta shfrytëzonte këtë kohë për të bërë një ndryshim radikal, në imazh, në cilësi dhe në thelb të vetvetes.

Versioni i parë ofronte një fitore të shpejtë, i dyti një proces me të gjatë, por më të sigurtë dhe më shpresdhënës, si për opozitën, po ashtu edhe për mbarë shoqërinë.

Nëse në mosarritjen e objektivit të parë, faji nuk është tërësisht i saji, në dështimin e ditëpasditshëm të të dytit, Lulzim Basha mban përgjegjësinë e plotë.

Ai nuk po di as të ngjalli shpresë, as të afrojë figura të reja, as të japë garanci për të nesërmen.

Shembujt me të cilët mund të ilustrohej ky dështim janë të panumurt, por unë do të thellohem vetëm tek njëri prej tyre.

Pak a shumë në të njëjtën kohë me mbërritjen e krizës politike në pikën më kritike, në arenë u shfaq edhe një lëvizje qytetare me një kërkesë konkrete dhe preçize: ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga ky aktual të ndarë me qarqe dhe me lista të mbyllura, në një model me lista të hapura, ku deputetët të votohen direkt nga qytetarët dhe jo të emërohen nga kryetarët në zyra të mbyllura.

Inisiativa e “Nisma Thurje” që shëtiti pak a shumë në të gjitha qytetet e vendit, mes skepticizmit dhe heshtjes së mediave, arriti të mbledhë mbi 50 mijë nënshkrime.

Ata qytetarë që iu bashkuan asaj, ndoshta një pjesë e bënë vetëm prej revoltës dhe prej zhgënjimit nga klasa e vjetër politike, por shumë të tjerë qenë të ndërgjegjshëm se mostra që pollën ndryshimet kushtetuese të 2008, për ta lënë vendin vetëm në dorë të një njeriu (që kontrollon edhe qeverinë edhe parlamentin edhe partinë personale) duhet zhbërë.

E këtu pyetja që shtrohet është: A duhet të gjejë PD-ja rrugën të afrohet me lëvizje të tilla qytetare, ndërkohë që bën thirrje bosh për një front të përbashkët kundër regjimit?

A duhet ajo të dijë ta dëgjojë zërin e revoltës së mijra firmëtarëve duke dëshmuar se mund të heqë dorë nga monopolizimi i opozitarizmit? A ka luksin ajo që të lejojë, që flamurtarë të kauzave të tilla të bëhen disa sharlatanë të së ashtuquajturës opozitë zyrtare?

Natyrisht një zgjedhje e tillë, kërkon sakrifica, kërkon të ndash pushtet dhe të heqësh dorë nga vendimmarrja personale. Ajo të obligon të bashkëjetosh, jo me “yes-man”, por me shpirtra kritikë.

Ajo të detyron të largohesh nga çiliminjtë e fryrë, që të vetmen punë që dinë të bëjnë është të lexojnë deklaratat për shtyp.

Deri më tani PD ka dështuar turpshëm në këtë rrugë.

Premtimi i saj më i madh, nën rreshta, nuk duket të jetë përmbysja e sistemit, por qeverisja e të njëjtit, pak më mirë dhe pak më ndershëm sesa Rama.

Pra thënë këtë, ajo i nxit njerëzit të besojnë tek mirësia apo ndershmëria e Bashës, Bardhit, Palokës, Kryemadhit, Shehit apo Mediut dhe jo tek një korpus ligjesh ndryshimesh e rregullash që do të jepnin garanci për mospërsëritjen e të njëjtave mëkate.

Por fatkeqësisht, me kaq pak, opozita e ka të pamundur të ngjalli besim.

Pa propozuar një paketë të plotë, për një president që mund të zgjidhet nga populli, për rikthimin e dinjitetit të çdo deputeti (përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë), për një parlament më të fortë ku qeveria mund të rrëzohet me një mocion të shumicës, për rishikimin nga fillimi të reformës në drejtësi, misioni i Bashës dhe i atyre që i shkojnë nga pas, është pothuajse i pamundur.

Ata do të dështojnë me përpjekjen për të bërë një diferencë cilësore me Ramën, njësoj siç u zbrapsën në tentativat për ta rrëzuar me dhunë atë.

Në vend të këtij reflektimi të thellë, në vend të këtij kalvari privimesh nga pushteti personal, në emër të kauzës së përbashkët, Lulzim Basha duket se ka zgjedhur formulën që nuk e besojnë më as militantët gjithnjë e më të paktë që i qëndrojnë poshtë zyrës: atë të fitores së zgjedhjeve të parakohshme (të përgjithshme dhe vendore) me Ramën kryeministër.

Pikërisht për këtë Rama vazhdon të tallet me të. Sepse më mirë se kushdo ai e di se pa ndryshuar fushën dhe rregullat e lojës, askush nuk mund ta mundë në terrenin ku ai sundon i mbështetur nga oligarkët dhe kriminelët me të cilët bashkëqeveris.

Tags: ANDI BUSHATIbasharamatallet

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Kryemadhi: Sjellja e Ramës ndaj Kosovës, antishqiptare

Kryemadhi: Sjellja e Ramës ndaj Kosovës, antishqiptare

Stuhitë në vend/ Veliaj: Rreth 100 incidente në Tiranë, 3 persona të lënduar

Stuhitë në vend/ Veliaj: Rreth 100 incidente në Tiranë, 3 persona të lënduar

“Irani nuk do të respektojë asnjë kufi të caktuar në paktin bërthamor”

“Irani nuk do të respektojë asnjë kufi të caktuar në paktin bërthamor”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com