Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Skenari i ri opozitar 2020, ose Edi Rama si “armik i jashtëm”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA-së dhe BE-së

Nga: Alfred Peza

Qasja opozitare e javëve të fundit në Tiranë, për tia treguar qejfin Edi Ramës tek Ramushi meqë nuk e mundin dot vetë tek lagja e tyre dhe përpjekjeve titanike për ta bërë atë “armikun e shqiptarëve” që po e shtet Kosovën tek “miku i tij më i ngushtë në Ballkan” Vuçiç, është sa mjerane as dhe qesharake. Përveçse shterpësi politike, mungesë vizioni e lidershipi, ajo tregon sa e paaftë është “Opozita e Bashkuar” për ta parë realitetin ku ndodhet, e për të kuptuar sa poshtë ka rënë.

Për tu ringritur përgjatë 2020 në atë lartësi që duan opozitarët Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk mund të vijojnë të vrapojnë si të çartur, nëpër të njëjtën rrugë totalisht të gabuar, siç bënë edhe përgjatë 2019. Ndryshimi mes gabimit të tyre historik, që nisi një vit më parë dhe qasjes së tyre të re të këtij viti, qëndron vetëm tek retorika. Thelbi është i njëjtë. Për rrjedhojë edhe fundi i gjithë kësaj historie nëse vijon siç ka nisur, do të jetë i njëjtë.

Më 2019 thanë se Edi Rama i tallte ata në Parlament. Se ishte arrogant, armiku i demokracisë, i zgjedhjeve të lira. Se kërkon që të kapi mediat, të gjitha pushtete dhe gjithçka tjetër brenda Shqipërisë, etj. Kjo retorikë nisi dhe erdhi duke u shtuar e shtuar, fiks në ditët e para të janarit, si sot e një vit më parë. E kështu derisa më 16 shkurt, deputetët e opozitës dorëzuan mandatet, dolën nga Parlamenti dhe nisën “revolucionin popullor”.

As molotovët mbi institucionet kryesore të vendit, as çdekretimi i 30 qershorit nga Presidenti Meta, as zjarret mbi KZAZ-të dhe shkollat ku ruheshin materialet zgjedhore, nuk i ndalën dot qytetarët shqiptarë, mazhorancën socialiste, SHBA dhe BE që të garantonin një proces kushtetues që përcaktoi drejtuesit e rinj të pushtetit lokal, në 61 bashkitë e Shqipërisë.

Opozita e refuzoi dhe vijon që ta refuzojë sistematikisht si këshillën e aleatëve tanë strategjikë, ashtu edhe ftesën e dorën e shtrirë të mazhorancës, për tu ulur pa kushte në tryezën e madhe të dialogut politik e për të adresuar aty, të gjitha shqetësimet dhe kërkesat, e për të marrë zgjidhjet e duhura ligjore dhe kushtetuese.

Në këto kushte, është e qartë se opozita nuk ka dashur dialog, por një marrëveshje që del nga pazaret politike, të cilat në Shqipëri janë shoqëruar përgjatë këtyre 30 viteve, me amnisti për të gjitha krimet e pushtetit. Është e vërtetë se ato kanë sjellë përkohësisht uljen e tensioneve sociale në vend, por ishin pikërisht këto lloj marrëveshjesh, ato që instaluan vit pas viti e krizë pas krize, kulturën e mosndëshkueshmërisë në Shqipëri.

Reforma e re në drejtësi, synon pikërisht çmontimin e kësaj kulture. Çka shpjegon edhe më thjeshtë se çdo gjë tjetër, arsyen se përse jo 30 Qershori, por ky pazar i kërkuar nga opozita, çonte automatikisht tek bllokimi i reformës në drejtësi dhe më pas, tek zhbërja e saj. Metthew Palmer i dërguari special i SHBA për Ballkanin, e ka bërë të qartë se “reforma në drejtësi është legjitime, kushtetuese dhe e pakthyeshme.”

Bashkë me kauzën “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”, vitin e shkuar dështoi edhe skenari i destabilizimit të vendit, nëpërmjet “revolucionit” të “imponuar artificialisht nga lart”. Duket patur përballë si kurrë më parë, edhe SHBA e BE, opozita e rrugës e ka kuptuar se është e pafuqishme për të imponuar pazare, nëpërmjet skenarëve të destabilizimit të brendshëm të jetës social ekonomike dhe politiko- shoqërore të vendit.

Në këto kushte, i mbetej që të gjente shtegun e duhur për tu rikthyer në sistemin politik e demokratik të vendit. Rruga i është ofruar herët: Duke u ulur në tryezën e reformës zgjedhore; duke mbështetur pa kushte punën për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe duke u bërë gati që të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale (pas dekretimit nga Meta) në ato bashki (Shkodër, Vorë e Durrës) që nuk kanë në krye, drejtuesit e tyre të rinj.

Gjatë vitit 2019, opozita kishte 6 muaj kohë, për ta bërë këtë. Por, ajo ende nuk ka dhënë sinjale se e ka pranuar që rruga e ndjekur prej sa deri më 30 Qershor, ishte e gabuar. Shenjë e sigurt, se janë duke punuar me një skenar të ri, për ta vijuar rrugëtimin e tyre të “vjetër”.

Të gjitha gjasat të çojnë tek skenari që po synon zgjerimin e perimetrit të “destabilitetit”, përtej kufijve të Shqipërisë, nëpërmjet nxitjes së faktorit shqiptar në Ballkan. Skemë e njohur kjo nga lidershipi i vjetër i opozitës sonë, për të importuar problemin e tyre në Tiranë në rajonin e banuar nga shqiptarët, për ta detyruar faktorin ndërkombëtar që të ulet e të negociojë zgjidhjet me ta.

Duke shfrytëzuar vakumin e krijuar në Prishtinë nga pafuqia për të krijuar edhe pas 3 muajsh qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, ka nisur furia propagandistike për ta shpallur Edi Ramën me çdo kusht e me çdo çmim sërish “armik”.

Ndryshe nga një vit më parë, Kryeministri nuk u duhet më armiku më i madh i votës, i institucioneve, i pushteteve, i medias dhe i gjithë gjerave të tjera brenda Shqipërisë. Sepse askush nuk flet më për to. Edi Rama tani u duhet “armiku” jashtë Shqipërisë. Ndaj nuk lodhen së përsërituri se ai është tashmë “armiku” më i madh i Kosovës e i shqiptarëve në Ballkan dhe miku më i madh i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Mirësevini në realitetin e aksionit të ri opozitar, për Shqipërinë e vitit 2020. Thjeshtë sa për ti ndihmuar pak që tani, në fillimet e kësaj rruge të re, kujtoj se: Edi Rama mundet si “armik i jashtëm”, po aq sa u mund gjatë 2019, edhe si “armik i brendshëm”. E vërteta e thjeshtë është se ka vetëm një rrugë për ta mundur atë; si Kryeministër. Me votë. Në Shqipëri. Më 2021. Ndaj, mos e çoni edhe këtë vit dëm, siç e çuat atë që sapo u mbyll.

Tags: 2020Alfred Pezaarmik i jashtemedi ramakomentopozitastrategjia

TË LIDHURA

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

22:58 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Next Post
Shoferi i dehur përplas grupin e turistëve, 6 viktima dhe 11 të plagosur

Shoferi i dehur përplas grupin e turistëve, 6 viktima dhe 11 të plagosur

Pas kërcënimit të Iranit/ Trump: Kemi vënë në shënjestër 52 lokacione iraniane

Pas kërcënimit të Iranit/ Trump: Kemi vënë në shënjestër 52 lokacione iraniane

E morën peng për 250 mijë euro, arrestohen dy persona

Dy persona dhunojnë dhe grabisin shtëpinë e të moshuarit në Memaliaj







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com