Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Dy prej inceneratorëve nuk ekzistojnë”/PD: Rama u ka marrë shqiptarëve 47 mln €

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Dy prej inceneratorëve nuk ekzistojnë”/PD: Rama u ka marrë shqiptarëve 47 mln €

Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj ka akuzuar kryeministrin Rama se po vjedh shqiptarët për t’u pasuruar vetë me ministrat dhe oligarkët e tij.

Përmes një deklarate për mediat, Metaliaj shprehet se Rama u ka marrë shqiptarëve 47 milionë euro vetëm me skemën e inceneratorëve. Sipas saj, edhe pse për këta inceneratorë paguhet miliona euro në vit, dy prej tyre nuk ekzistojnë fare.

“Sipas kontratës korruptive të firmosur nga Edi Rama, inceneratori fantazmë i Fierit ka marrë deri tani 18 milionë euro, ndërsa ai i Tiranës 14 milionë euro. Këto të fundit as nuk dihet në xhepat e kujt përfundojnë zyrtarisht, pasi kompania është e regjistruar në parajsë fiskale dhe pronari i vërtetë është i panjohur”, u shpreh ajo.

Metaliaj e konsideron qeverinë e kryeministrit Rama si një virus, antidoti i të cilës sipas saj janë vetëm zgjedhjet e parakohshme.

Deklarata e plotë:

Edi Rama mund të bëjë propagandë 24 orë në 24 dhe të keqpërdorë njerëzit në nëvojë për një foto apo për një video më shumë, por ai nuk mund t’i fshihet dot të vërtetës së numrave. Dhe numrat tregojnë se Edi Rama po vjedh dhe po zhvat shqiptarët për t’u pasuruar vetë me ministrat dhe oligarkët e tij.
Vetëm me skemën korruptive të inceneratorëve, Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 47 milionë euro, duke i futur ato në xhepat e Klodian Zotos, bashkëpunëtorit të Arben Ahmetajt dhe administrator në tre inceneratorët. Ajo që e bën edhe më skandaloze këtë skemë gjigande vjedhjeje është fakti se inceneratorët paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse 2 prej tyre as nuk ekzistojnë. Sipas kontratës korruptive të firmosur nga Edi Rama, inceneratori fantazëm i Fierit ka marrë deri tani 18 milionë euro, ndërsa ai i Tiranës 14 milionë euro. Keto të fundit as nuk dihet në xhepat e kujt përfundojnë zyrtarisht, pasi kompania është e regjistruar në parajsë fiskale dhe pronari i vërtetë është i panjohur.

47 milionë euro të vjedhura me inceneratorët fantazëm dhe të paktën 8.5 milionë euro vetëm nga koncesioni i check up, që denoncuam dje, janë një pasuri e madhe që, në vend të investohen për shqiptarët, i shkojnë një grushti politikanësh dhe oligarkësh të korruptuar.

Pasurimi i paligjshëm është prioriteti absolut i Edi Ramës dhe mënyra e vetme për të mbajtur pushtetin e tij të paligjshëm. Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi që pensionet nuk rriten, pagat nuk rriten, që të rinjtë dhe profesionistët po largohen nga vendi, që ekonomia është në krizë dhe biznesi i vogël lufton për mbijetesë. Që t’i japim fund kësaj krize, duhet zhbërë pushteti i paligjshëm i Edi Ramës. Antidoti i vetëm për ketë virus janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që do t’i japin vendit një qeveri e cila u shërben qytetarëve, duke nisur me anulimin e koncesioneve dhe PPP-ve korruptive, si ky i inceneratorëve.

Tags: edi ramaInceneratorëkorruptivelindita metaliajmashtrimPDskema

TË LIDHURA

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

17:09 | 24/12/2025
Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin
Aktualitet

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…
Kryesore

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
Next Post
Përplasja mes Serbisë e Malit të Zi, Vuçiç merr vendimin urgjent

Përplasja mes Serbisë e Malit të Zi, Vuçiç merr vendimin urgjent

“4 janari, ditë e rrezikshme”, pamjet dramatike në Australi (FOTO)

"4 janari, ditë e rrezikshme", pamjet dramatike në Australi (FOTO)

Luftë me Iranin? Ushtria e SHBA-së mund të pushtojë gjithë botën e vetme

Luftë me Iranin? Ushtria e SHBA-së mund të pushtojë gjithë botën e vetme







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

by mirseda
17:09 | 24/12/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë. “Në vigjilje të kësaj...

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

16:25 | 24/12/2025
Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

16:21 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com