Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kryemadhi: Rama doli kundër shqiptarëve, po i vë zjarrin gjithë rajonit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kryemadhi: Rama doli kundër shqiptarëve, po i vë zjarrin gjithë rajonit

LSI po mban konventën “Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit”. Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka tradhtuar Kosovën për interesat e tij, duke bërë mikun më të afërt presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kryetarja e LSI-së tha më tej se Shqipëria ka vetëm një rrugë për të ardhmen e saj, dhe që është integrimi në BE.

Duke folur për dekadën e re në të cilën kemi hyrë, ajo deklaroi se një orë e më parë duhet të rrëzohet Rilindja që ka marrë peng vendin.

“Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirëbesuam dhe më pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet.

Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirëorganizuar, së bashku e lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare.

Sjellja e tij ndaj Kosovës, është qartësisht antishqiptare. Nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës, kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar. Nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarrët e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe.

Kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare, si dhe për njohje të reja. Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke perjashtuar dhe tradhetuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.

Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës. Çfarë duhet të bëjë më shumë një njeri kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që ta ndëshkojë historia?!”, tha ajo ndër të tjera.

 

Tags: konventaKryemadhirama

TË LIDHURA

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë
Politikë

Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

19:39 | 31/12/2025
Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?
Aktualitet

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

18:17 | 31/12/2025
Next Post
Kryemadhi: Të gatshëm të plotësojmë 9 kushtet e Bundestagut

Kryemadhi: Të gatshëm të plotësojmë 9 kushtet e Bundestagut

Ish-drejtori i CIA-s zbulon skenarin e hakmarrjes së Iranit ndaj SHBA-së

Ish-drejtori i CIA-s zbulon skenarin e hakmarrjes së Iranit ndaj SHBA-së

Myfarete Laze: Na mbytën antivlerat

Myfarete Laze: Na mbytën antivlerat







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

by mirseda
19:43 | 31/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2026, përmes një video-mesazhi, ku ka përsëritur...

Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

19:39 | 31/12/2025
Ambasada e SHBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri

Ambasada e SHBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri

18:40 | 31/12/2025
Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

18:17 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com