Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Truri i ushtrisë” Profil i gjeneralit iranian që u eliminua nga amerikanët

5 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Truri i ushtrisë” Profil i gjeneralit iranian që u eliminua nga amerikanët

Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë nga forcat amerikane në Irak.

Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”.

Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur në aeroportin e Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, mbrapa këtij sulmi.

Ai ka shpallur tri ditë zie.

Gjenerali Soleimani, 62-vjeçar, është konsideruar figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas Khameneit. Forcat e tij elite, Quds, i kanë raportuar drejtpërdrejt liderit suprem Khamenei dhe ai është cilësuar si figurë historike kombëtare.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar komandantin dhe forcat e tij si terroristë dhe i ka mbajtur përgjegjës për vdekjet e qindra personave që kanë qenë pjesë e personelit amerikan.

Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar të gjithë shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmeve ajrore.

“Për shkak të tensioneve të larta në Irak dhe rajon, ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Shtetasit amerikanë duket të largohen me linja ajrore apo rrugëve tokësore përmes shteteve tjera”, është thënë në deklaratë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim të Twitter ka publikuar një fotografi të flamurit amerikan, pasi është bërë i ditur lajmi.

Pak pas sulmit, çmimet globale të naftës janë rritur më shumë se 4 për qind.

 

Çfarë ndodhi?

Mediat amerikane kanë raportuar se gjenerali Soleimani dhe zyrtarë të milicisë së përkrahur nga Irani janë nisur me dy makina drejt aeroportit të Bagadait, kur janë qëlluar nga një dron amerikan.

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se edhe lideri i milicisë iraniane, Abu Mahdi al-Muhandis është në mesin e të vrarëve.

Pentagoni përmes një deklarate ka thënë: Me udhëzime të presidentit, ushtria amerikane ka marrë vendim për të mbrojtur personelin amerikan duke vrarë, Qasem Soleimanin.

“Ky sulm ajror synon të ndalojë planet e Iranit për sulme në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur njerëzit dhe interesat tona në gjithë botën”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Ky sulm me dron vjen disa ditë pasi disa protestues kanë sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad, duke u përleshur edhe me forcat amerikane në ato hapësira.

Pentagoni ka thënë se Gjenerali Soleimani ka miratuar sulmet në ambasadën e SHBA-së.

Si është përgjigjur Irani?

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, e ka cilësuar sulmin “akt ndërkombëtar të terrorizmit” në një postim në Twitter, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë përgjegjësi për të gjitha pasoja e aventurizmit të tyre mashtrues”.

Ish-komandanti i Gardës Revolucionare, Mohsen Rezaei, ka thënë se Irani do të kryejë “hakmarrje të ashpër ndaj Amerikës”.

Një zëdhënës i Qeverisë iraniane ka thënë se personeli për siguri kombëtare do të takohet brenda disa orëve për të diskutuar “aktin kriminal të sulmit”.

Kush ishte Qasem Soleimani?

Nga viti 1998, Gjenerali, Qasem Soleimani, ka udhëhequr forcat elite të Gardës Revolucionare të Iranit, të cilat kryejnë operacione sekrete jashtë vendit.

Irani ka pranuar rolin e këtyre forcave në konfliktin në Siri, duke këshilluar forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Këto forca kanë armatosur mijëra militantë për të luftuar bashkë me to.

Administrata e presidentit Trump ka supozuar se forcat Quds janë “mekanizmi primar i Iranit për të mbështetur” grupet që SHBA-ja i konsideron terroriste në Lindje të Mesme, duke përfshirë lëvizjen Hezbollah të Liban dhe Xhihadin Islamik Palestinez, duke financuar, trajnuar dhe ofruar armë këto grupe.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e pati shpallur Gardën Revolucionare të Iranit bashkë me forcat elite si organizatë terroriste në muajin prill të vitit të kaluar.

Ai ka publikuar një video në Twitter duke thënë se irakianët janë të lumtur që Gjenerali Soleimani nuk është më.

Reagimet brenda SHBA-së

Udhëheqësi demokrat i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel ka thënë se sulmi i kryer në Bagdad kundër Soleimanit “ka ndodhur pa njoftim apo konsultim me Kongresin”.

Engel ka thënë se Soleimani ka qenë “organizator i dhunës së jashtëzakonshme” dhe i cili “ka gjak të amerikanëve në duart e tij”.

Mirëpo “shtyrja përpara e një veprimi të këtij niveli pa përfshirë Kongresin krijon probleme të mëdha ligjore”, ka thënë Engel.

Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer “nuk është njoftuar paraprakisht për sulmin”, ka thënë një ndihmës i demokratëve për agjencinë e lajmeve, AFP.

Ligjvënësit republikanë në anën tjetër kanë mirëpritur vrasjen e komandatit iranian, duke përmendur mbrojtjen e territorit amerikan.

“Faleminderit zoti president që keni mbrojtur Amerikën”, ka thënë senatori Lindsey Graham përmes një postimi në Twitter.

Ai po ashtu ka thënë se “nëse Irani vazhdon të sulmojë Amerikën dhe miqtë tanë, ata do të pagujnë çmimin më të lartë, që përfshin shkatërrim të rafinerive të tyre të naftës”.

Shtëpia e Bardhë tradicionalisht njofton anëtarët e lartë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të të dyja partive, para marrjes së ndonjë vendimi të madh ushtarak.

Marrëdhëniet SHBA-Iran

Në korrik të vitit 2018, Soleimani ka thënë se forcat e tij janë të gatshme të përballen me ushtrinë amerikane, nëse Trump vepron sipas paralajmërimit të tij se Teherani do të ketë “pasoja të mëdha” nëse kërcënon SHBA-në.

“Zoti Trump si guxoni të na kërcënoni neve?”, ishte cituar të ketë thënë Soleimani.

Drejt diplomacisë apo luftës?

Raportimet për sulme vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit prej kur SHBA-ja është tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Presidenti amerikan, Donald Trump pati thënë se kjo marrëveshje ka shumë mangësi.

Ky dokument parasheh kufizim të aktivitetit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Mirëpo pas tërheqjes nga pakti bërthamor, SHBA-ja ka nisur fushatë të ashpër me sanksione kundër Iranit, duke i goditur sektorin bankar dhe atë të naftës./REL

Tags: gjeneralirakiranSHBA

TË LIDHURA

Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara
Aktualitet

Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

11:47 | 30/05/2025
Shtyhet seanca, gjykata gjobit avokaten e Asmer Bilali
Aktualitet

Shtyhet seanca, gjykata gjobit avokaten e Asmer Bilali

11:21 | 30/05/2025
“Latifi” i Veliajt nga Anglia, në sulm kundër SPAK-ut
Aktualitet

“Latifi” i Veliajt nga Anglia, në sulm kundër SPAK-ut

11:11 | 30/05/2025
Next Post
Arrihet marrëveshja/ Greqia, Qiproja dhe Izraeli bëhen bashkë kundër Turqisë

Arrihet marrëveshja/ Greqia, Qiproja dhe Izraeli bëhen bashkë kundër Turqisë

Dokument i rrallë nga arkivat e Vatikanit, 5 shekuj më parë është shkruar shqip

Dokument i rrallë nga arkivat e Vatikanit, 5 shekuj më parë është shkruar shqip

VIDEO/ Çifti ndahet gjatë ceremonisë së dasmës, pas ‘surprizës’ që bëri dhëndri

VIDEO/ Çifti ndahet gjatë ceremonisë së dasmës, pas ‘surprizës’ që bëri dhëndri

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara
Aktualitet

Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

by mirseda
11:47 | 30/05/2025
0

Duket se më në fund është zbardhur rasti i infektimit të fëmijëve në kopshtin publik në qytetin...

Shtyhet seanca, gjykata gjobit avokaten e Asmer Bilali

Shtyhet seanca, gjykata gjobit avokaten e Asmer Bilali

11:21 | 30/05/2025
“Latifi” i Veliajt nga Anglia, në sulm kundër SPAK-ut

“Latifi” i Veliajt nga Anglia, në sulm kundër SPAK-ut

11:11 | 30/05/2025
Një motër e re në familjen Hadid: Gigi dhe Bella ndajnë lajmin e papritur

Një motër e re në familjen Hadid: Gigi dhe Bella ndajnë lajmin e papritur

10:59 | 30/05/2025
Shisnin lëndë të paligjshme në Korçë, arrestohen dy të rinjtë

Shisnin lëndë të paligjshme në Korçë, arrestohen dy të rinjtë

10:49 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com