Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zgjedhjet e parakohshme të Lulzim Bashës, si një përrallë dimri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E mbyll ciklin, në kolltukun e Ramiz Alisë”, Peza i përgjigjet ashpër Metës

Nga: Alfred Peza

Lulzim Basha u paska përsëritur për të njëmijtën herë aleatëve dhe drejtuesve të strukturave të veta, udhëzimin që u ka dhënë sistematikisht çdo vit, çdo stinë, çdo muaj e çdo javë që nga dita kur ka ardhur në krye të PD. “Bëhuni gati se së shpejti do të kemi zgjedhje të parakohshme”. A e keni vënë re se e thekson gjithnjë e më shumë këtë premtim, sidomos kur është përpara festave dhe pushimeve?

Ndryshimi i vetëm është se çdo qershor e korrik, i thotë opozitarëve se në vjeshtë do të kemi zgjedhje të parakohshme. Por kur rikthehet i bronzuar nga plazhet në shtator, u thotë ja të presim edhe pak, se tani sa u rikthyem, po rrini pa merak. Më pas, kujtohet se ka ardhur dimri dhe përpara pushimeve të festave të fundvitit, u premton se do të kemi zgjedhje të parakohshme në pranverë. Derisa të rikthehet i relaksuar, sërish në janar.

E mbani mend besoj këtë refren në fillim të këtij viti. Pasi dorëzuan mandatet e deputetëve të opozitës më 16 shkurt dhe dolën nga Parlamenti, premtoi se deri në 30 Qershor do të kishin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Edi Ramën “do ta hidhnin në Lanë” për punë orësh e ditësh dhe opozita do rikthehej më e fortë se kurrë, duke fituar edhe zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme parlamentare.

Koha kaloi dhe sot Lulzim Basha e ka lënë opozitën dhe PD si kurrë më parë në këto 30 vjet, pa përfaqësim në asnjë lloj pushteti: As në Parlament, as në pushtet qendror e as në pushtetin lokal. Por, ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet e parakohshme këtë radhë Kryetari i opozitës nuk i paska premtuar në janar 2020. Por pak më vonë. Pasi më përpara do përfundojë njëherë reforma zgjedhore.

Mediat citojnë Kryetarin e PD të ketë thënë se projektligji do të jetë gati në fillim të janarit. “Do të bëhet prezantim publik dhe njëherë do t’i bëhen të ditura të gjitha strukturave të PD dhe qytetarëve. Pas prezantimit, këto propozime do t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë për të marrë mendimin e anëtarësisë dhe qytetareve edhe përsa i përket aspekteve të tjera të reformës siç është sistemi zgjedhor”,- ka thënë Basha.

Megjithëse Kryetari i mazhorancës Rama, por edhe SHBA e BE i kanë kërkuar Lulzim Bashës prej shumë kohësh që të ulet në tryezën e madhe të dialogut pa kushte dhe të përfshihet në debatin për reformën zgjedhore, duke patur vendin e vet në komisionin e posaçëm, ai ka refuzuar sistematikisht. Tani më në fund, paska kuptuar se zgjedhjet në një sistem demokratik si yni, nuk vijnë nga rruga, por vetëm në institucione. Ka nisur të reflektojë? Jo plotësisht.

“Ne duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, duhet të bëjmë konsultim të gjerë me ta dhe më të gjitha grupet shoqërore në çdo cep të vendit. Për të vendosur reagimin nëse kjo qeveri nuk do të pranojë draftin tonë për reformën zgjedhore, do të vazhdojë të vjedh dhe të abuzojë bashkë me krimin në Shqipëri”,- ka thënë Basha. Duke harruar se as ai, as PD dhe as e gjithë opozita e rrugës bashkë, nuk janë sot në gjendje që ti vendosin kushte të tilla mazhorancës. Sepse 30 Qershori ua dha njëherë e përgjithmonë këtë mësim.

Megjithatë, le ta lemë Lulzim Bashën në pushtetin e autosugjestionit të gjelit të detit (meqë jemi në atmosferën e Vitit të Ri) para pasqyrës, që i hakërrohet dhe i gjuan me sqep shëmbëlltyrës së vet, derisa ajo të thyhet.

Ta zëmë për një moment se u dorëzua pa kushte përballë Lulzim Bashës dhe e pranon draftin e tij pa “bërë as gëk e as mëk”. Ta zëmë se pas kësaj, se deri në pranverë Parlamentit i duhet që të kalojë të gjitha hallkat procedurale deri në miratimin në Parlament (me votat e kujt?!) draftin e urdhëruar nga Lulzim Basha.

A e di ai se deri atëherë e pas kësaj, duhet kohë për dekretimin dhe botimin e saj në fletoren zyrtare. Duhet të dalin aktet, urdhrat e udhëzimet në zbatim të ligjit, etj. A e dinë demokratët se për ta implementuar reformën e re zgjedhore, duhen gjithmonë minimumi gjashtë muaj deri në një vit. Ashtu siç më pas edhe dekreti për zgjedhjet e reja duhet të dali, të paktën 6 muaj përpara ditës së votimit nga Presidenti i Republikës?

Llogaria e thjeshtë në këto kushte, të thotë se zgjedhjet e radhës do të mbahen në qershorin e vitit 2021. Kështu që e gjithë retorika e sotme e Lulzim Bashës, sikundër edhe ajo e 6 viteve e gjysmë të tij në opozitë për zgjedhjet e parakohshme, nuk është gjë tjetër, veçse një përrallë e bukur dimri, e treguar poshtë pemës së Krishtlindjeve!

 

Tags: Alfred Pezalulzim bashapartia demokratikezgjedhje te parakohshme

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Masakra e Reçakut/ Meta i përgjigjet ashpër Vuçiç: Mos i provoko shqiptarët

Masakra e Reçakut/ Meta i përgjigjet ashpër Vuçiç: Mos i provoko shqiptarët

“E kërkuan vetë”, Meta zbardh takimin me djalin e miliarderit George Soros

"E kërkuan vetë", Meta zbardh takimin me djalin e miliarderit George Soros

Xhaka largohet nga Arsenali, ja ku do të transferohet

Xhaka largohet nga Arsenali, ja ku do të transferohet







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com