E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Xhaka largohet nga Arsenali, ja ku do të transferohet

Futbollisti i njohur Granit Xhaka pritet të largohet nga skuadra angleze e Arsenalit, prej ku është aktivizuar që nga viti 2016.

Lajmi bëhet i ditur nga menaxheri i mesfushorit me origjinë shqiptare. Ai ka konfirmuar se Xhaka ka arritur një marrëveshje me Hertën e Berlinit.

“Shikoni, dua të tregohem i qartë dhe i sinqertë. Ne kemi një marrëveshje për transferimin te Herta e Berlinit dhe do të shkojmë në Berlin.

I kemi thënë edhe drejtuesve të skuadrës së Arsenalit dhe trajnerit Mikel Arteta. Klubi është njoftuar për të gjitha hapat, lojtari dhe Herta kanë qenë të qartë. Tani diskutimet lidhen vetëm për vlerën e transferimit”, është shprehur menaxheri i tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...