Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Më kryqëzuat si ‘tradhtar, qen e djall’”/ Rama mesazh për kritikët e Shengenit

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më kryqëzuat si ‘tradhtar, qen e djall’”/ Rama mesazh për kritikët e Shengenit

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që janë bërë kohët e fundit ndaj tij për çështjen e mini-Shengenit Ballkanik.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sqaron se ky projekt nuk po bëhet kundër Kosovës. Ai shton se Kosova bëri një gabim të madh që nuk u përfshi në këtë mbledhje pasi kështu ajo nuk flet dot, as dëgjohet, pra nuk fiton asgjë.

“Kur të krijohet qeveria e re e Kosovës dhe të ulemi në tryezë për të vijuar bashkëpunimin, tash po e shihni vetë çka sot po ju’a shpjegoj e rishpjegoj më kot, duke marrë mbrapsht ato që hidhni mbi mua kot më kot. Dhe kur Kosova, herët a vonë, të ulet nesër njësoj si Shqipëria në atë tryezë, se s’ka kah shkon tjetër përveçse nga e ardhmja, bashkë me Shqipërinë, tash e shohim kush ka të drejtë, unë apo ju”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

ATYRE QË U BËNË BAJAT duke sharë e mallkuar pa hesap këtu këto ditë, në emër të Kosovës sipas tyre, dy fjalë po u them:

Më së pari, sinqerisht uroj edhe për ju gëzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri!

Ju kam ndjekur me keqardhje në rrekjen tuaj, për të më kryqëzuar si “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, madje “qen i keq” e bile edhe “djall” dhe çfarëdo tjetër gjuhës suaj, lëshuar pa fre i ka ardhur për mbarë. Faleminderit!

Tani një pyetje po ju bëj, si “vëllau i Vuqiqit”, juve o “atdhetarë”, që atdheun e dini në këto raste thikë në majë të gjuhës, për të prerë dhe mundësisht për të vrarë:

Si mendoni Ju, “vëllaut tim” serb i pëlqen më shumë që Kosova të vijë në tryezë a të mos vijë?

Ju’a them unë që mos lodheni ta mendoni: Të mos vijë fare!

Sepse duke mos ardhur në tryezë Kosova nuk flet dot, nuk dëgjohet dot, nuk ndikon dot dhe as nuk fiton dot asgjë! Ndërsa piskamat Tuaja ndaj meje, i dëgjoj unë jo ai! Madje askush tjetër, as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Europian, që e mbështesin pa rezervë atë tryezë dhe e duan Kosovën bashkë me të gjithë në tryezë, nuk i dëgjojnë ato piskama dhe hiç aspak mirë nuk mendojnë për mungesën e Kosovës.

Mua mallkimet e ofendimet Tuaja, sado Ju të hidheni përpjetë, nuk më bëjnë dot as tradhëtar e as Esat Pashë, ashtu sikundër lëvdatat e komplimentat në raste të tjera, nuk më bëjnë hiç asfare, as hero e as Ismail Qemal! Unë nuk isha hero kur shkova në Beograd dhe e thashë mu në Pallatin e Serbisë, shqip, atë që mendoja e që mendoj sot e gjithë ditën për Kosovën. Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta njohë si shtet, sepse është edhe në të mirën e saj të çlirohet nga fantazmat e të shkuarës. Pikë!

Kur u nisa atëherë për Beograd nuk latë fjalë të ulët pa më thënë. Kur u ktheva nga Beogradi, nuk latë lëvdatë të tepërt pa më dhënë. Po për mua ishte njësoj, sepse unë isha i njëjti edhe kur shkova edhe kur u ktheva, siç jam edhe sot. E njësoj si atëherë edhe sot, unë bëj atë që kam bindje se është e drejtë për vendin e për kombin tonë. Thjesht si shqiptar jo si hero, as si tradhëtar jo e jo!

Lëvdatat e sharjet e rastit, nga një vesh më hyjnë e nga tjetri më dalin të them të drejtën. Jam mësuar me to dhe e di mirë që koha dhe historia nuk lexojnë gazeta e portale, as nuk ndikohen nga analistë e nga rrjete sociale. Dhe koha e historia do të flasin nesër drejtë, e do t’u japin hakun të drejtëve dhe të shtrembërve të sotëm. Të tjerat janë llafe të sotme që i merr era e nesërme.

Deri dje, pa u hapur ky proces që sharjet, mallkimet e fabrikimet harrojeni se e ndalin, Shqipëria dhe Kosova s’kishin asnjë shans që ta hapnin kufirin mes tyre. Zero! Sot kjo është një mundësi reale pikërisht sepse edhe “vëllau serb”, siç e quani ju Presidentin e Serbisë, kur kujtoni se po më qëlloni për vdekje me gjuhën e bërë thikë, e ka pranuar lirinë e lëvizjes së njerëzve në rajon si një prej qëllimeve madhore të tryezës. Pa kushte! Që do të thotë se kur ne të hapim kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, nuk ngrihet dot as ai dhe as kushdoqoftë tjetër, të verë kujën për rrezikun e “Shqipërisë së madhe”.

Kur të krijohet qeveria e re e Kosovës dhe të ulemi në tryezë për të vijuar bashkëpunimin, tash po e shihni vetë çka sot po ju’a shpjegoj e rishpjegoj më kot, duke marrë mbrapsht ato që hidhni mbi mua kot më kot. Dhe kur Kosova, herët a vonë, të ulet nesër njësoj si Shqipëria në atë tryezë, se s’ka kah shkon tjetër përveçse nga e ardhmja, bashkë me Shqipërinë, tash e shohim kush ka të drejtë, unë apo ju.

Sot e lemë me kaq, se është ditë Krishtlindjesh dhe po e mbyll me një përqafim për të gjithë ju nga unë, që vëllazërisht ju uroj çdo të mirë me këdo ju do zemra, e sa më shumë dritë në shpirt e në mendje secilit prej jush, për veten e për Kosovën dhe krejt kombin tonë natyrisht.

Tags: edi ramakosovakritiketmini shengen ballkanikSerbia

TË LIDHURA

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes
Aktualitet

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes

20:18 | 10/06/2025
Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë
Aktualitet

Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë

20:02 | 10/06/2025
Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen
Politikë

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

19:46 | 10/06/2025
Next Post
Shpëtim Nazarko: Do i fusja plumbin Ramës, nëse do ti hidhte helm kimik popullit

Shpella e Ali Babës dhe paratë e Edit

Gjendet një trup i pajetë në lumin Ishëm

Gjendet një trup i pajetë në lumin Ishëm

Dalin pamjet 3D, ja si u ekzekutua gazetari brenda ambasadës në Turqi

Dalin pamjet 3D, ja si u ekzekutua gazetari brenda ambasadës në Turqi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes
Aktualitet

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes

by mirseda
20:18 | 10/06/2025
0

Klodiana Lala zbuloi këtë të martë, detaje të reja nga vrasja në Tiranë e biznesmenit Bujar Nasufi,...

Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë

Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë

20:02 | 10/06/2025
Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

19:46 | 10/06/2025
Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo

Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo

19:43 | 10/06/2025
Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

19:39 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com