Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos, në kuadër të festës së Krishtlindjeve.
Meta ka publikuar një foto ku shfaqet me Janullatosin, ndërsa thekson se ka marrë prej tij një dhuratë në këtë festë të shënuar.
“I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore”, shkruan Meta në Facebook.