Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shpresa tek SPAK si fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“8 prokurorët e SPAK gati për të filluar punë”, Soreca: Moment i rëndësishëm

Gjermania përshëndet ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në Shqipëri. Ky institucion i ri do të merret me hetimin dhe gjykimin për korrupsion të ish-pushtetarëve dhe atyre aktualë.

Të enjten në Tiranë përfundoi ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, (SPAK). Kjo strukturë së bashku me Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të njohur edhe si Gjykata Speciale, të ngritur të mërkurën, (18.12) pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda do të hetojë dhe gjykojë të gjitha veprat penale dhe akuzat për korrupsion ndaj ish-pushtetarëve dhe atyre aktualë, që nga viti 1990 dhe në vijim.

Tetë prokurorët, anëtarë të SPAK u betuan të enjten para Presidentit Ilir Meta. Mandati i tyre është 9 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi prokurorin Arben Kraja, drejtues të SPAK. Ngritja e SPAK dhe Gjykatës Speciale shënon një moment të rëndësishëm, historik në progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ajo që pritet të ndodhë së shpejti është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për të bërë funksionalë të gjitha institucionet e drejtësisë së reformuar, tre vjet pas votimit, në korrik 2016, në mënyrë unanime nga 140 deputetët të ndryshimeve kushtetuese , që i hapën rrugën ngritjes së tyre.

SPAK pritet të emërojë së shpejti anëtarët dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ngrihet mbështetur në modelin e Federal Byro of Investigation (Byroja Federale e Hetimit, FBI) në SHBA. Thellimi i reformës në Drejtësi është një nga kërkesat kryesore të BE për të bindur vendet e tij anëtare skeptike për të qënë pro hapjes potenciale të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor,(BP) që pritet të zhvillohet në pranverën 2020, në Zagreb. Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë ndërkohë në krye të listës së kushteve në Rezolutën e Bundestagut Gjerman, për t’u plotësuar nga Shqipëria, deri në samitin e pranverës.

 

Gjermania përshëndet fillimin e veprimtarisë së SPAK

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, përshëndeti të enjten betimin e tetë prokurorëve të SPAK . “Nisja e veprimtarisë së SPAK-ut shënon një hap tjetër të rëndësishëm të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shqiptar të drejtësisë. U uroj prokurorëve të SPAK-ut shumë forcë dhe energji në këtë detyrë të rëndësishme. Lufta e konsoliduar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër çelësat për progresin e mëtejshëm në procesin e integrimit në BE. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë si një partner i ngushtë i saj”, thekson Ambasadori Zingraf në mesazhin e tij.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në përshëndetjen e tij për SPAK e konsideroi ngritjen e tij “një tjetër moment të rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë dhe rrugën drejt anëtarësimit të BE-së”, u shpreh Soreca në përshëndetjen e tij.

 

SHBA – fund pandëshkueshmërisë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë në deklaratën e saj përshëndetëse theksoi të enjten se “tani Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë ish-zyrtarë apo zyrtarë si dhe bosë të krimit – individë këta që në të shkuarën janë konsideruar si të paprekshëm”. Deklarata vë në dukje se SHBA “do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të gjithë atyre që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar”.

Ngritja e SPAK është përshëndetur edhe nga Partia Demokratike. Në deklaratën e saj theksohet se, “PD ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture. Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar”, theksohet në deklaratën e PD./DW

Tags: DWSHBAshqiperiSPAK

TË LIDHURA

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

13:08 | 07/06/2025
Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Next Post
“Qyteti nën ujë”, pamje shokuese nga Spanja, rrugët kthehen në lumenj (VIDEO)

“Qyteti nën ujë”, pamje shokuese nga Spanja, rrugët kthehen në lumenj (VIDEO)

Ishte në kërkim, arrestohet presidenti i Turbinës. Si u zbulua nga policia

Ishte në kërkim, arrestohet presidenti i Turbinës. Si u zbulua nga policia

Zbardhet buxheti për 2020/ Rritet tarifa për pastrimin, ja çfarë ndryshon tjetër

Zbardhet buxheti për 2020/ Rritet tarifa për pastrimin, ja çfarë ndryshon tjetër

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

by mirseda
13:08 | 07/06/2025
0

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u...

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com