Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan paralajmëron një valë të re refugjatësh sirianë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Erdogan paralajmëron një valë të re refugjatësh sirianë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi për një valë të re refugjatësh që mund të hyjnë në Turqi nga Siria, për shkak të sulmeve ajrore që po kryejnë forcat qeveritare atje, kundër objektivave rebele në provincën Idlib.

Në kushtet kur forcat ruse mbështesin sulmin, Ankaraja e Moska mund të përballen me një kërcënim serioz për marrëdhëniet mes tyre, të ngrohura së fundmi.

“Aktualisht ka 50 mijë persona që mund të vijnë në territorin tonë nga Idlib-i. Kemi pritur 4 milionë vetë të cilëve do t’i shtohen edhe këta 50 mijë që po vijnë.

Ndoshta kjo shifër do të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan të enjten në takimin e udhëheqësve të botës myslimane që mbahet në Kuala Lumpur.

Presidenti turk nuk dha detaje nëse refugjatët kishin mbërritur ose jo në kufirin turk.

Provinca Idlib në Siri është zona e fundit kryesore e kontrolluar nga rebelët. Besohet se rreth 3 milionë vetë ndodhen të bllokuar në këtë enklavë që kufizon Turqinë.

Eksodi më i fundit i refugjatëve u nxit nga bombardimet intensive udhëhequr nga Damasku dhe mbështetur nga forcat ajrore ruse.

Sipas zyrtarëve turq rreth 200 mijë refugjatë që i kanë shpëtuar sulmit të mëparshëm të qeverisë siriane ndodhen në një kamp pranë kufirit me Turqinë.

“Krizë e Idlib-it nuk është vetëm problem i Turqisë, por edhe problem për sigurinë e Bashkimit Evropian”, tha Mesut Casin, këshilltar për Politikën e Jashtme i presidentit Erdogan.

Erdogan ripërsëriti gjithashtu kritikën e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“Kemi shpenzuar mbi 40 miliardë dollarë. Nuk ka mbështetje serioze nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe as Bashkimi Evropian nuk po i përmbush premtimet që ka dhënë. Askush nuk po e mban fjalën”, tha ai.

Analistët thonë se presidenti turk po kërkon me dëshpërim të shmangë një eksod tjetër refugjatësh, shkruan “Voa”.

“Ai është përballur me pasojat e mbajtjes së një numri të shumë të madh refugjatësh në Turqi”, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Serhat Guvenc, i universitetit Kadir Has në Stamboll.

Zoti Guvenc paralajmëron se një valë e re e refugjatëve mund të kalonte në Evropë.

“Erdogan mund të kërcënojë për hapje të kufijve me Evropën. Ai e ka paralajmëruar vazhdimisht këtë gjë, duke e mbajtur mbi kokën e BE-së si shpatën e Demokleut”, u shpreh eksperti turk Serhat Guvenc.

Tags: erdoganparalajmeronRefugjatesirianë

TË LIDHURA

Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë
Bota

Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë

18:38 | 29/10/2025
Shërbimet evropiane: Kina po ndihmon Iranin të rindërtojë programin raketor pas luftës me Izraelin
Bota

Shërbimet evropiane: Kina po ndihmon Iranin të rindërtojë programin raketor pas luftës me Izraelin

17:07 | 29/10/2025
Trump dhe Xi takohen pas 5 vitesh — pritet t’i japin fund kaosit tregtar global?
Bota

Trump dhe Xi takohen pas 5 vitesh — pritet t’i japin fund kaosit tregtar global?

17:05 | 29/10/2025
Next Post
Do mblidhte ndihma për tërmetin, pranga 49-vjeçarit nga Tirana

Policia arreston 3 të rrezikshmit në Fier, ja çfarë iu gjet brenda ‘Audit A8’

“Boll më o gjitholog”, Petrit Vasili nxjerr dokumentin për 6-katëshin në QSUT

Petrit Vasili për SPAK-un: Boll më me kremtime "alla Arta Marku”

Masakrimi i korçarit pranë lokalit të tij, arrestohet 18-vjeçari

Masakrimi i korçarit pranë lokalit të tij, arrestohet 18-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

BE: Sulmet ndaj ONM të papranueshme, Vettingu të përfundojë para qershorit 2026
Politikë

BE: Sulmet ndaj ONM të papranueshme, Vettingu të përfundojë para qershorit 2026

by mirseda
18:44 | 29/10/2025
0

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka cilësuar sulmet dhe dezinformimin ndaj Operacionit...

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

18:41 | 29/10/2025
Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë

Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë

18:38 | 29/10/2025
Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

17:28 | 29/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com