Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si do ta dominojë botën Kina

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Si do ta dominojë botën Kina

Nga: Tatiana Koffman “Forbes”

Një luftë e re e ftohtë, nderet në horizont. Por në vend të naftës, garës hapësinore, apo armëve bërthamore, ajo po zhvillohet midis monedhave, konkretisht dollarit amerikan kundër renminbi-t, siç quhet shpesh juani kinez. Qëkur Facebook shpalli krijimin e monedhës së tij elektronike Libra në qershor të këtij viti, Mark Zukerberg ka qenë në qendër të vëmendjes publike.

Të dyja seancat dëgjimore në Kongres, ishin një tallje e vërtetë e qeverisë amerikane, dhe treguan se sa dobët janë në aspektin e njohurive teknologjike shumica e politikanëve tanë.

Por ndërsa kongresmenia Keti Porter, po komentonte stilin e prerjes së flokëve të Zukerberg, Kina e kundroi nga larg këtë spektakël, dhe ndërkohë po bën lëvizjen e saj të radhës.

Banka Popullore e Kinës (PBOC), është vetëm disa muaj larg nga nxjerrja në treg e versionit dixhital të juanit kinez, duke e bërë Kinën vendin e parë në botë që ka një monedhë dixhitale, të emetuar nga banka e saj qendrore. Në fakt lëvizje të tilla, ky vend ka 80 vjet që i ndërmerr, dhe ai është shah-mati i fundit në lojën e ekspansionit ekonomik.

Ngjarja e vetme ekonomike më transformuese gjatë shekullit të kaluar ishte Lufta e Dytë Botërore. Teksa qeveritë shtypën sasi të mëdha parash, dhe patën shpenzime kolosale për mbrojtjen, shumë vende evropiane u përballën me falimentim financiar, ndërsa monedhat e tyre u zhvlerësuan ndjeshëm.

Ku mbaroi lufta, bilancet e tyre financiare ishin shumë të këqija për të rindërtuar infrastrukturën e tyre të shkatërruaar, apo për të qenë aktivë në tregtinë ndërkombëtare. Ndaj në vitin 1944, në një përpjekje për të stabilizuar ekonominë globale, shumë nga udhëheqësit e botës u mblodhën në Breton Uds të Nju Hempshajërit, për të prezantuar Standardin e Arit.

U vendos që shumica e monedhave të botës të lidheshin me dollarin amerikan, me një kurs këmbimi fiks, që nga ana tjetër do të mbështetej tek rezervat e arit. Për të mbikëqyrur këto kurse këmbimi, u krijua Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa të gjitha vendet pjesëmarrëse do të dërgonin arin e tyre në SHBA.

Pas vënies në zbatim të Standardit të Arit, periudha e pas luftës midis vitev 1945-1970, ishte ndoshta më e gjata e stabilitetit ekonomik dhe prosperitetit në shekullin XX-të. Gjatë kësaj kohe, SHBA-ja vendosi dominimin e saj botëror në sferën politike, kryesisht për shkak të dobësisë së vazhdueshme të ekonomive evropiane, dhe mungesës së tyre në infrastrukturë dhe aftësinë prodhuese.

Në vitin 1971, Nikson e anuloi Standardin e Arit, për të vazhduar financimin e luftës në Vietnam, dhe që atëherë bota nuk qe më e njëjtë. Dollari amerikan, mbeti kryesisht si monedha globale e rezervave. Por duke nisur nga 1995, shumë vende evropiane filluan të përdorin në vend të tij euron, një veprim që synonte të unifikonte rajonin evropian nëpërmjet tregtisë.

Kina nis të punojë për forcimin e monedhës së saj në arenën ndërkombëtare, për të stimuluar tregtinë dhe rritjen e saj ekonomike. Midis viteve 1994- 2005, ajo e lidhi juanin në dollarin amerikan. E konsideruar si një mrekulli ekonomike, Kina ndërmori shumë reforma ekonomike, duke garantuar një rritje mesatare prej 10 për qind në vit, dhe duke nxjerrë nga varfëria gjysmën e 1.3 miliardë njerëzve të saj.

Kina parashikohet të tejkalojë dekadën e ardhshme SHBA-në, si ekonomia më e madhe në botë. Fuqia në rritje e Kinës, i ka vendosur në gatishmëri të lartë forcat perëndimore. Por lufta tjetër e ftohtë nuk do të zhvillohet përmes dominimit në botën fizike, por përkundrazi në atë dixhitale. Të dhënat janë bërë sot më të vlefshme se sa nafta. Shoqëritë moderne përdorin një sasi të madhe të dhënash, me Facebook dhe Google në krye.

Këto kompani, kanë më shumë njohuri dhe fuqi sesa kanë pasur ndonjëherë qeveritë, edhe pse i mungon i njëjti nivel përgjegjësie ndaj ‘qytetarëve’ të tyre. Ndërsa qeveritë tona po bëjnë gjithnjë e më shumë përpjekje për të rregulluar menaxhimin e të dhënave, ato nuk e kanë kuptuar shumë mirë se si të menaxhojnë paratë që nuk lidhen me kufijtë fizikë.

Qeveritë mund të ndalojnë përdorimin e bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera, siç vepruan kohët e fundit Rusia dhe Kina. Por meqë transaksionet janë krijuar për të mos diferencuar autoritetin qendror, ndalimi vetëm sa i ka joshur më shumë qytetarët ndaj saj.

Përgjigja e Kinës nuk ishte vetëm të ndalonte bitcoin, por t’i jepte njerëzve të saj një alternative – DCEP (Pagesa Elektronike e Valutës Dixhitale). Dhe kjo gjë nuk duhet të na habisë. Tek e fundit, ky është një vend që me depërtimin më të madh të pagesave dixhitale, sa çdo rajon tjetër në botë.

WeChat, një aplikacion i famshëm kinez për pagesat online, i ka tejkaluar 1 miliardë përdorues, dhe përbën 34 për qind të trafikut të përgjithshëm të telefonisë celulare në Kinë. Aplikacioni është popullarizuar edhe tek përdoruesit jo-kinezë, veçanërisht në Azi dhe Afrikë.

Në këto kushte, SHBA-ja përballet me një kërcënim real kur dollari mund të mos jetë më monedha globale e rezervave. Shihni Facebook, një kompani me 2.4 miliardë përdorues, e akuzuar për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve. Kjo kompani, zotëron gjithashtu një aplikacion popullor si WhatsApp me 1.5 miliardë përdorues.

Kompania ka propozuar zgjidhjen e vet për të bashkuar botën:një monedhë dixhitale. Depozita e Libra thuhet se bazohet 50 për qind në dollarë, dhe pjesa tjetër në euro, jenin japonez, paundin britanik dhe dollarin e Singaporit, si dhe asete të tjera të qëndrueshme jo valutore.

Zukerberg e ka pranuar se Facebook, mund të mos jetë kandidati më i mirë për të prodhuar një monedhë të re ndërkombëtare, duke pasur parasysh skandalin e fundit me keqpërdorimin e të dhënave personale. Por domosdoshmëria e një monedhe të tillë mbetet, nëse shpresojmë të ngadalësojmë ekspansion ekonomik kinez.

Sa i përket SHBA, DCEP do të jetë një kërcënim shumë më i madh për “hegjemoninë perëndimore” sesa monedha Libra. Tregjet në zhvillim, ka të ngjarë të bëhen fushëbetejat të luftës së re të ftohtë. Dhe si e tillë, qeveria amerikane do të duhet të pyesë veten se kujt i frikësohet më shumë, një gjiganti amerikan të teknologjisë, apo një bote të udhëhequr nga Kina.

TIRANA TODAY

 

Tags: ekonomiafuqia boterorekina

TË LIDHURA

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Bota

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Bota

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj
Rajoni

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Next Post
Menaxhimi i të ardhurave nga qeveria, qytetarët: Haram iu qoftë po i morën vetë

Menaxhimi i të ardhurave nga qeveria, qytetarët: Haram iu qoftë po i morën vetë

Do kemi përplasje në 13 tetor? Gjuzi zbulon prapaskenat

“Kush foli, mos u bëni për të shkuar te 5-a”/Gjuzi kritikon paketën anti-shpifje

Gjuha sa një elefant, zemra sa një makinë/ Kafsha më e madhe sot në botë

Gjuha sa një elefant, zemra sa një makinë/ Kafsha më e madhe sot në botë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Bota

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

by mirseda
20:02 | 02/08/2025
0

Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot në Ukrainë...

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

08:46 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com