Nënkryetari i PD, Edi Paloka, nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Ramës në lidhje me paketën ‘anti-shpifje’. Ai nënvizon se kryeministri përdor të huajt atëherë kur i duhen, ndërsa bën veshin e shurdhër sipas tij, kur nuk i pëlqen qëndrimet e tyre.
Për Palokën, këtë po bën Rama edhe me ligjin për censurimin e mediave, që kërkon ta kalojë në Parlament. Ndonëse të shumta kanë qenë reagimet nga organizatat ndërkombëtare, për Palokën, Rama nuk do t’ia dijë.
Statusi
Rama po verteton se fundmi dhe nje fakt ( qe une e kam deklaruar kohe me pare); ai i perdor “te huajt” atehere kur i duhen apo kur i shkojne pas fijes, por i ben veshet shurdh kur qendrimet e tyre nuk i pelqejne. Keshtu, i njejti qe ka per borxh te te permendi dhe deklarata te perkthyesve te ambasadave kur i leverdis, as nuk i degjon e as nuk reagon ndaj qendrimeve te institucioneve qendrore nderkombetare.
Kete po ben Rama dhe me ligjin per censurimin e mediave qe kerkon me patjeter ta kaloje neser ne ate palo parlament megjithese jane me dhjetra organizatat nderkombetare qe e kane kundershtuar perfshi dhe OSBE apo Komisionin Evropian. Po mbase Rama nuk i konsideron te mireqena deklarimet dhe qendrimet nga qendrat e ketyre organizmave nderkombetare, per te ka rendesi çfare thone perfaqesite e tyre ne Tirane…! (Shoqata na bashkoi gishti i mesit)
Drafti final do të votohet nesër në Parlament. Komisioni i Ligjeve miratoi një ditë më parë në parim paketën. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra.
Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut.