Gjysma e qytetit të Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike, pasi transformatori kryesor në nënstacionin e vjetër ka shpërthyer.
Ende mbeten të paqarta shkaqet e shpërthimit në nënstacionin e vjetër të qytetit. Dyshohet që shkak të jetë bërë ngarkesa e madhe e rrjetit dhe amortizimi i pajisjeve në nënstacion.
Burimet bëjnë me dije se forca të shumta të zjarrfikëses, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve të shkaktuara nga shpërthimi.