E diel, 7 Mars, 2021
11 C
Tirana

Tradhti e lartë/ Ish-Presidenti merr dënimin ekstrem

Një gjykatë speciale në Pakistan gjeti fajtor ish-Presidentin dhe sundimtarin ushtarak Pervez Musharraf për tradhti të lartë dhe e dënoi atë me vdekje. Kjo është hera e parë që një diktator ushtarak gjykohet dhe dënohet nga një gjykatë pakistaneze.

Musharraf, i cili aktualisht po trajtohet në një spital të Dubai, erdhi në pushtet përmes një grushti ushtarak në vitin 1999. Veprimet e tij u përligjën fillimisht nga gjykatat e më pas parlamenti. Por shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2007 bëri që ndaj tij të ngriheshin akuza.

Çështja ndaj Pervez Musharrafit është zvarritur nëpër gjykata që nga viti 2014, kohë që daton me ngritjen e akuzave ndaj tij. Në vitin 2016 ai u lejua të largohej nga vendi për trajtim mjekësor, falë asaj që besohet se ishte presion i ushtrisë së fuqishme të vendit.

Organet e drejtësisë së Pakistanit i kërkuan disa herë Pervez Musharrafit të kthehej për të dëshmuar. Por ish-presidenti përmendte gjendjen shëndetësore si arsye për të mos u kthyer.

Në fillim të këtij muaji nga një spital në Dubai Musharrafi shprehu mosbesim ndaj procesit gjyqësor duke thënë se po viktimizohej.

Partitë kryesore të opozitës në vend e përshëndetën vendimin e gjykatës duke e cilësuar si një mburojë kundër çdo grushti shteti në të ardhmen. Më shumë se gjysmën se ekzistencës së tij si shtet Pakistani e ka kaluar nën sundumin e drejtpërdrejtë ushtarak, shkruan “Voa”.

Bilawal Bhutto Zardari, udhëheqës i Partisë Popullore të opozitës dhe djali i ish-Kryeministres së vrarë Benazir Bhutto, shkruant në rrjetin social Tëitter “demokracia është hakmarrja më e mirë”.

Qeveria, e cila shihet si e afërt me ushtrinë, nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare. Megjithatë një nga ministrat e kabinetit qeverisës shprehu rezerva lidhur me vendimin.

“Ne duhet të bashkojmë vendin. Përse të merren vendime që e përçajnë vendin dhe institucionet?!”, shkrunate Fawad Chaudhry, ministër për Shkencën dhe Teknologjinë.

Analistët politikë thonë se zbatimi i dënimit mund të mos jetë i lehtë në një vend ku ushtria ende konsiderohet si institucioni më i fuqishëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...