Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Brexit po vjen/ Reagime nga ekonomia gjermane

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Brexit po vjen/ Reagime nga ekonomia gjermane

Pas fitores së thellë të konservatorëve në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe, Brexiti i rregulluar konsiderohet një çështje e mbyllur. Ekonomia gjermane ka shpresa, por edhe disa dyshime.

Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Boris Johnson në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Shpresat e ekonomisë gjermane qëndrojnë tek dhënia fund e pasigurisë pas dramës disa vjeçare të Brexit dhe dalja me marrëveshje e Britanisë së Madhe nga BE. “Tani BE dhe Britania e Madhe duhet të punojnë me intensitet për një marrëveshje të tregtisë së lirë”, tha kreu i “Shoqatës së Makinerive dhe Konstrukteve Teknike”, (VDMA), Thilo Brodtmann. “Nëse kjo nuk ka sukses, fillojnë sërish diskutimet për një Brexit të ashpër dhe pasiguritë që lidhen me të në fund të vitit 2020. Kjo duhet të mënjanohet patjetër.”

Edhe Shoqata e Industrisë Gjermane, BDI e përshëndeti rezultatin e qartë të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe. “Mjegulla politike në Londër po shpërhapet”, tha kreu i BDI-së, Joachim Lang. Sigurisht që asnjë sipërmarrje në Britaninë e Madhe nuk e do Brexit. “Megjithatë sipërmarrjet tona marrin frymë lirisht, që më në fund ka një mandat për pranimin e marrëveshjes së daljes nga BE.” Sipas kreut të Industrisë Gjermane, Lang kërkohet një kurs i qartë i qeverisë gjermane, se si do të jetë marrëdhënia e ardhshme me BE. Nëse këto negociata nuk marrin fund shpejt, kërcënon një Brexit pa marrëveshje në një afat tjetër.

Pasiguri ka ende

Pritet që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 janar. Por ekonomistë të njohur paralajmërojnë, nga pasiguri të tjera pavarësisht rezultatit të qartë të zgjedhjeve. “Pritet që tani të kemi shpejt një ujdi për Brexit”, tha presidenti i Institutit të Ekonomisë, Ifo, Clemens Fuest. Nga ana ekonomike duket se mënjanohet një dalje e Britanisë së Madhe me kosto të pakalkulueshme. “Por është ende herët për të hequr sinjalin e alarmit”, tha Fuest. “Do të jetë e vështirë që të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë brenda afatit të përkohshëm deri në fund të vitit 2020.”

Pak a shumë kështu është shprehur edhe presidentit i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, IfW, Gabriel Felbermayr. “Një exit nga Brexit nuk është më i mundur”, tha ai. “Por nëse do të kemi një ‘deal’ të butë, të ashpër apo të zgjuar me BE kjo vazhdon të mbetet maksimalisht e pasigurtë.” Deri në fund të vitit 2020 do duhet të negociohet një marrëveshje e tregtisë së lirë mes BE e britanikëve. Por sipas Felbermayr do të kemi sërish shtyrje zgjatje afati dhe gjendje pezull. Ekonomistët parashikojnë që për shkak të pasigurive sipermarrjet britanike do të jenë të rezervuara në drejtim të investimeve. Po kjo vlen edhe për firmat gjermane, thotë Sebastian Dullen nga Instituti për Makroekonominë dhe Studimin e Koniunkturës, IMK. “Brexit edhe në muajt e ardhshëm do të ketë impakt negativ në rritjen ekonomike si në Britaninë e Madhe edhe në Gjermani, edhe pse në masë më të vogël”. /DW

 

 

 

Tags: beBrexitgjermani

TË LIDHURA

Putin: Sulm i paprovokuar ndaj Iranit, asnjë justifikim për sulmet
Bota

Putin: Sulm i paprovokuar ndaj Iranit, asnjë justifikim për sulmet

12:57 | 23/06/2025
Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Bota

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

12:20 | 23/06/2025
Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

10:16 | 23/06/2025
Next Post
“Goditje me kokë, shkelma në fyt”, Ermal Mamaqi tregon “vuajtjet” nga i biri

"Goditje me kokë, shkelma në fyt", Ermal Mamaqi tregon "vuajtjet" nga i biri

Nesër s’ka reshje shiu, temperaturat në rritje

Nesër s’ka reshje shiu, temperaturat në rritje

Vidhte në Belgjikë dhe i shiste në Shqipëri, arrestohet ‘skifteri’ 45-vjeçar

Vidhte në Belgjikë dhe i shiste në Shqipëri, arrestohet ‘skifteri’ 45-vjeçar

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Putin: Sulm i paprovokuar ndaj Iranit, asnjë justifikim për sulmet
Bota

Putin: Sulm i paprovokuar ndaj Iranit, asnjë justifikim për sulmet

by mirseda
12:57 | 23/06/2025
0

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu dënimin e fortë të Moskës për sulmet ushtarake ndaj objekteve bërthamore iraniane...

Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, qytetarët flasin për tentativë vr*sjeje

Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, qytetarët flasin për tentativë vr*sjeje

12:38 | 23/06/2025
Atentati ndaj Elton Javorit, Prokuroria e Fierit çon në gjykatë vëllezërit Gashi

Atentati ndaj Elton Javorit, Prokuroria e Fierit çon në gjykatë vëllezërit Gashi

12:35 | 23/06/2025
Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

12:20 | 23/06/2025
Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

12:17 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com