Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pas protestave masive, Franca zbulon reformën e zbutur të pensioneve

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pas protestave masive, Franca zbulon reformën e zbutur të pensioneve

Kryeministri francez Edouard Philippe prezantoi të mërkurën një plan të qeverisë për të reformuar sistemin kompleks të pensioneve përballë rezistencës së ashpër nga sindikatat.

Pas protestave masive, qeveria franceze ka paraqitur një reformë të zbutur të pensioneve. Kryeministri Philippe tha se duhet të ketë një pension bazë prej 1000 eurosh. Një sistem i unifikuar zëvendëson rregullore të ndryshme të veçanta.

Reformat kanë shkaktuar greva mbarëkombëtare, që kanë bllokuar transportin hekurudhor, kanë bërë të mbyllen fabrikat dhe kanë ngadalësuar shërbimet publike në të gjithë vendin. Mediat franceze raportuan të mërkurën se 75% e trenave të distancave të largëta mbeten jashtë shërbimit.

Duke prezantuar reformat, Philippe tha se ka ardhur koha për të ndërtuar një sistem universal pensionesh. “Ne po propozojmë një pakt të ri midis brezave”, tha ai.

Mosha e pensionit ligjor mbetet 62 vjeç. Sidoqoftë, për këtë duhet të pranoni ulje në pensione, tha Philippe. Pensionin e plotë punonjësit do ta marrin në moshën 64 vjeç. Përveç kësaj, sistemi i ri do të hyjë në fuqi më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht, përkatësisht vetëm për ata që kanë lindur prej vitit 1975. Pra këta janë punonjës, shumica e të cilëve sot janë mbi 44 vjeç. Deri tani ishte bërë e ditur se reforma do të zbatohet për punonjësit që nga datëlindja 1963. Shtyrja që bëhet është e rëndësishme.

Sidoqoftë, qeveria këmbëngul që njerëzit të punojnë “pak më gjatë”. “Ne do ta inkurajojmë popullsinë të punojë më gjatë me një sistem zbritjesh dhe shpërblimesh,” tha Philippe. Megjithatë do të ketë përjashtime. Për shembull, zjarrfikësit, ushtarët dhe policët do të vazhdojnë të dalin në pension më herët.

Hyn në fuqi një sistem i unifikuar

Sistemi i vjetëruar i pensioneve do të thjeshtësohet, ai përfshin më shumë se 40 fonde të ndryshme pensioni. Në to mosha e pensionit dhe përfitimet nga pensioni ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Sistemi i shumë rregullave të veçanta do të zëvendësohet me një sistem të vetëm pensionesh, u bë e ditur. “Ka ardhur koha për një sistem universal, koha e sistemeve të posaçme përfundon,” tha Philippe. “Ne të gjithë e dimë se fëmijët tanë do të kenë më pak karriera të pandërprera në krahasim me ne, se lëvizja në profesione sot është më e fortë se në të kaluarën, dhe sistemi ynë i pensioneve duhet ta lejojë atë.”

Sindikatat: “e papranueshme”

Megjithë zbutjen, sindikatat nuk pajtohen me planet e reja. Ato duan t’i zgjerojnë grevat dhe protestat kundër reformës. Sindikata më e madhe hekurudhore CGT-Cheminots bëri thirrje që “greva të forcohet”. Planet e paraqitura nuk përputhen me ato që prisnin punonjësit e hekurudhave, tha një përfaqësues i sindikatës.

Edhe policia dhe sindikatat e mësuesve kërkuan gjithashtu që të shtohet mobilizimi kundër reformës. “Të gjithë të punojnë më gjatë, kjo është e papranueshme,” tha drejtuesi i sindikatës së CGT, Philippe Martinez./DW

Tags: Edouard PhilippeFrancapensionetsindikatat

TË LIDHURA

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur
Bota

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë
Bota

Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë

22:11 | 31/05/2025
Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës
Bota

Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës

21:42 | 31/05/2025
Next Post
Përse gjyqi ndaj Salianjit e Babales nuk është politik

Përse gjyqi ndaj Salianjit e Babales nuk është politik

Goditet banda kriminale në Itali, drejtohej nga shqiptarë. 45 persona nën hetim

Goditet banda kriminale në Itali, drejtohej nga shqiptarë. 45 persona nën hetim

La pas Donald Trump/ Greta Thunberg shpallet ‘Personazhi i Vitit’

La pas Donald Trump/ Greta Thunberg shpallet 'Personazhi i Vitit'

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com