45 persona janë vënë nën hetim nga policia italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për 22 të tjerë janë vendosur masa kufizuese.
Autoritetet kanë sekuestruar 20 kg drogë si dhe 117 mijë euro. Hetimet filluan tre vjet më parë, pas sekuestrimit të një sasie kokaine, hashashi dhe marijuane ndaj një grupi marokenësh.
Kërkimet për goditjen e këtij grupi kriminal u zhvilluan në nëntë provinca italiane, përfshirë Venecian, Vicenzan, Padovan, Milanon, Bergamo, Brescia, Pavia, Treviso dhe Bolzanon.
Sipas mediave italiane, në krye të organizatës qëndronin një grup shqiptarësh dhe italianësh që kishin zgjedhur qytetin e Marghera si bazë të tyre operative.