Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Do punojmë fuqishëm në konferencën e donatorëve”, Di Maio premtim shqiptarëve

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do punojmë fuqishëm në konferencën e donatorëve”, Di Maio premtim shqiptarëve

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, shprehet se Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e vendit të tij për rrugëtimin drejt BE-së.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Ramën, Di Maio tha se Italia po këmbëngul për të përcaktuar një datë për thirrjen e konferencës së parë mbarëqeveritare.

Sipas ministrit, Italia është partneri i parë me Shqipërinë dhe vendi i parë për sipërmarrjet.

“Për mua qe një kënaqësi e madhe që pata një bisedë të frytshme me km Rama. Arsyeja kryesore për të cilën ndodhem këtu jo vetëm për të çuar më tej miqësinë historike por edhe për të shprehur mbështetjen tonë pas situatës së tërmetit, mbështetjen dhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Pata rastin të vizitoj dhe një kamp me çadra të ngritura nga emergjencat italiane në Vorë, mora pjesë në nënshkrimin e dhurimit të materialeve nga ana e mbrojtjes civile italiane.
I theksova kryeministrit mbështetjen e palëkundur të Italisë në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Italia këmbëngul mbi nevojën e një vendimi pozitiv për të dyja vendet dhe për të përcaktuar dhe një datë për thirrjen e konferencës së parë mbarëqeveritare. I shpreha kryeministrit edhe urimin tonë dhe dëshirën tonë që të gjithë aktorët politikë të angazhohen në vendosjen e një klime që të mos komprometojë rrugëtimin evropian të Shqipërisë duke favorizuar uljen e tensioneve dhe çeljen e kanaleve të dialogut. Italia është partneri i parë me Shqipërinë dhe vendi i parë për sipërmarrjet”, tha ai.

Ministri Di Maio kërkoi një bashkërendim më të mirë të autoriteteve përkatëse të të dyja vendeve duke rritur fluksin e informacioneve dhe shkëmbimin e përvojës. Ai theksoi se kryeministri Conte do të bëjë të mundur ndihmesën që duhet t’i jepet Shqipërisë për t’iu kthyer normalitetit.

“Ka qenë një bisedë mjaft e frytshme. I theksova kryeministrit afërsinë dhe praninë e Italisë me Shqipërinë jo vetëm për anëtarësimin por edhe sa i përket çështjes së goditjes së pësuar nga tërmeti. BE do të bëjë më shumë. Ato burime që u vunë në dispozicion përbëjnë vetëm hapin e parë. Populli shqiptar nuk do të lihet vetëm.

Duhet të bindë dhe KE që t’i qëndrojë pranë popullit shqiptar. Do punojmë fuqishëm dhe në konferencën e donatorëve. Do vëmë në dispozicion teknikët tanë që të bëjmë një vlerësim paraprak të dëmeve që konferenca e donatorëve të ketë një kuadër të qarrtë të situatës”, deklaroi ai.

Tags: beedi ramakonference e perbashketLuigi Di Maiorrugëtimi

TË LIDHURA

Sot Kuvend/ Seanca nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja
Aktualitet

Sot Kuvend/ Seanca nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:12 | 09/10/2025
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve,PD kërkon 4 orë debat PS 2 orë
Aktualitet

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve,PD kërkon 4 orë debat PS 2 orë

10:09 | 09/10/2025
Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam vetëm artist!
Aktualitet

Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam vetëm artist!

10:00 | 09/10/2025
Next Post
Albin Kurti: Po ndotin fjalën “bashkim” për t’i dhënë toka Serbisë

Vetëvendosje paralajmëron LDK: Ja çfarë do të ndodhë nëse s'arrijmë marrëveshje

Dokumenti/ Zëdhënësi i Metës: Lolot e Rilindjes mashtruan me raportin e Venecias

Presidenca-Dvoranit: S’presim reflektim publik nga një dhunues i Kushtetutës

Pronari lë gojëhapur stafin me shpërblimet marramendëse për Krishtlindje

Pronari lë gojëhapur stafin me shpërblimet marramendëse për Krishtlindje







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Sot Kuvend/ Seanca nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja
Aktualitet

Sot Kuvend/ Seanca nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

by mirseda
10:12 | 09/10/2025
0

Në rendin e ditës së seancës është parashikuar raportimi i disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë...

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve,PD kërkon 4 orë debat PS 2 orë

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve,PD kërkon 4 orë debat PS 2 orë

10:09 | 09/10/2025
Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam vetëm artist!

Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam vetëm artist!

10:00 | 09/10/2025
Rama në Konferencën e NATO-s: Sulmet kibernetike janë reale

Rama në Konferencën e NATO-s: Sulmet kibernetike janë reale

09:56 | 09/10/2025
U lanë në burg ,Elvis dhe Gjon Shkambi i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

U lanë në burg ,Elvis dhe Gjon Shkambi i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

09:54 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com