gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Leksion turk” Bum ekonomik pas tërmetit, ndërtuan 20 mijë apartamente për 1 vit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Leksion turk” Bum ekonomik pas tërmetit, ndërtuan 20 mijë apartamente për 1 vit

Në tetorin e vitit 2011, rajoni i Van në Turqi u godit nga një tërmet me magnitudë 7.1. pasojat ishin tragjike, 604 viktima, 4100 të plagosur. Tërmeti preku rëndë edhe rajonin e Ercis.

Një pasgoditje e magnitudës 5.6 me datën 9 nëntor do të rëndonte edhe më tej dëmin duke shkaktuar edhe 40 vdekje të tjera.  Nga pasgoditja pati dëmtime të shumta në godina për shkak të ndërtimit të dobët dhe aplikimit të papërshtatshëm të kodeve të ndërtimit.

Në total, 28 mijë e 512 banesa e godina ishin dëmtuar rëndë në goditjen e parë. Kjo goditje  e çoi në 35 mijë numrin e tyre.  60% e banesave në rajonin e Van pësuan dëmtime të rënda.

Van është një prej rajoneve më të varfra të Turqisë. Jeta ekonomike e Van ishte shkatërruar nga tërmeti dhe shumë njerëz nuk kishin më punë.

Pas tërmetit u vendos në zbatim një plan reagimi energjik. Një vit pas tërmetit, 30 mijë njerëz ishin ristrehuar në qytet dhe 70 mijë të tjerë ishin transferuar në zonat e reja të ndërtuara. 6 mijë vende të reja punë u krijuan, më së shumti në ndërtim.

Në rajonin e Van ishin krijuar 5 zona të reja banimi. Shtëpitë kushtonin 37 mijë euro secila për t’u ndërtuar. Familjarët paguanin 1/3 e kostos së banesës, me një kredi me zero interesit për një periudhë 15-20 vjeçare,me një këst rreth 100 euro në muaj ndërsa qeveria paguante pjesën e mbetur.

Stabiliteti politik i dekadës së fundit kishte mundësuar që të bëheshin investime të shumta në rajon në rrugë, infrastrukturë dhe në struktura të reja.

Por bumi ekonomik nga ndërtimi ishte i përkohshëm dhe rikuperimi në afat të gjatë ishte më pak i sigurt.

Turqia kishte përgatitje të dobët për tërmetin dhe pas kësaj mori masa të shumta,ndër të cilat një skanim i godinave dhe shembjen e atyre godinave që ishin ndërtuar dobët, me argumentin e mbrojtjes nga tërmetet.

Në vitin 2001, qeveria turke e kishte bërë të detyrueshëm sigurimin e banesave,duke kërcënuar se ata që nuk e bënin do t’u ndërpritej energjia elektrike dhe uji. Por kjo do të zgjasë vetëm një vit,dhe realisht jo të gjithë e kishin bërë sigurimin e banesës.

Në Van, niveli i sigurimit të banesave ishte shumë më i ulët në Stamboll ose Ankara. Pas tërmetit, njerëzit u kompensuan njësoj, si ata që kishin siguruar banesën e si ata që nuk e kishin siguruar atë.

Kjo u bë si vendimmarrje politike dhe duke qenë se rajoni ishte i populluar nga kurdë, qeveria përmirësoi popullaritetin e saj në zgjedhjet pasuese, si rrjedhojë e reagimit në gjendjen e jashtëzakonshme. Njerëzit u trajtuan njësoj për kompensimin qeveritar, e kishin apo jo sigurimin e banesës. Nëse do të zbatohej ligji, njerëzit që nuk kishin sigurim nuk duhej të strehoheshin njësoj si ata që kishin sigurimin. Por politikisht kjo do të ishte e papranueshme për qeverinë.

Në vitin 2012 u prezantua ligji i ri për transformimin urban që synonte të rriste sigurinë e banesave ekzistuese duke përcaktuar zonat e rrezikshmërisë së tërmeteve dhe duke detyruar njerëzit që jetonin  në këto zona që të merrnin ndihmë profesionale për të analizuar riskun e tërmetit në banesat e tyre.

Në Van dhe Ercios u ndërtuan 20 mijë njësi banimi të reja nga TOKI, agjencia qeveritare e banesave.

TOKI menaxhoi ndërtimin e 15 mijë apartamenteve në Van dhe të 5 mijë apartamenteve në Ercis për një periudhë 12 mujore nga data e tërmetit. /Javanews

Tags: bumleksiontermetturqi

TË LIDHURA

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit/ Begaj: Shqipëria mirënjohëse
Aktualitet

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit/ Begaj: Shqipëria mirënjohëse

10:39 | 24/03/2026
Rishikohen referencat e banesave në rrethe, afat deri në 20 Prill 2026 për vlerat e reja
Aktualitet

Rishikohen referencat e banesave në rrethe, afat deri në 20 Prill 2026 për vlerat e reja

10:20 | 24/03/2026
I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari
Aktualitet

I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari

10:14 | 24/03/2026
Next Post
Nuk e mposhti dot sëmundjen/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme

Nuk e mposhti dot sëmundjen/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme

Salianji: Prokuroria u bë pjesë me llumin

Salianji: Prokuroria u bë pjesë me llumin

“Tymi i bardhë” Edi Reja firmos kontratën për 4 vitet e ardhshme

"Tymi i bardhë" Edi Reja firmos kontratën për 4 vitet e ardhshme







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit/ Begaj: Shqipëria mirënjohëse
Aktualitet

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit/ Begaj: Shqipëria mirënjohëse

by mirseda
10:39 | 24/03/2026
0

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, kundër regjimit të Millosheviçit. Begaj...

Rishikohen referencat e banesave në rrethe, afat deri në 20 Prill 2026 për vlerat e reja

Rishikohen referencat e banesave në rrethe, afat deri në 20 Prill 2026 për vlerat e reja

10:20 | 24/03/2026
I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari

I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari

10:14 | 24/03/2026
I dëmtuan shëndetin gjatë ndërhyrjes kirurgjikale/ Babi i të vajzës denoncon dy mjekët

I dëmtuan shëndetin gjatë ndërhyrjes kirurgjikale/ Babi i të vajzës denoncon dy mjekët

09:59 | 24/03/2026
Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit.Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet,

Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit.Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet,

09:48 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com