Ambasada e SHBA në Prishtinë ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për masakrën e Reçakut.
Nëpërmjet një komunikate, ambasada ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit, lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.
Ata shprehen se janë të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit.
“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë.