E hënë, 29 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Johnson premton zvogëlimin e numrit të imigrantëve nëse fiton zgjedhjet

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shprehur se nëse fiton zgjedhjet e së enjtes do ta zvogëlojë numrin e emigrantëve, që lejohen të hyjnë në vend.

Por pavarësisht kësaj deklarate ai ka theksuar se nuk ka qëndrim armiqësor ndaj të huajve. Zgjedhjet e parakohshme në Britani, të cilat do të vlerësohen si vendimtare për Brexit-in do të mbahen të enjten, më 12 dhjetor.

Votuesit mund të zgjedhin mes konservatorëve të hapur ndaj tregut të jashtëm dhe laburistëve të udhëhequr nga një socialist.

“Numrat do të zvogëlohen, sepse ne do të mund ta kontrollojmë sistemin në atë mënyrë. Mendoj se nuk është në rregull që të kemi qasje të pakontrolluar dhe të pakufizuar ndaj kësaj çështjeje”, tha Johnson.

Sipas Reuters, kryeministri aktual tha se ky zvogëlim do të fokusohet në shmangien e emigrantëve të pakualifikuar. Johnson deklaroi se do të ofrojë hapësirë për punëtorët e kualifikuar, për të cilët ka nevojë tregu i punës.

“Nuk kam qëndrim armiqësor nda imigrimit. Unë besoj se njerëzit duhet të lejohen që të vijnë në këtë vend dhe mendoj se nëse janë të talentuar dhe nëse dëshirojnë ta ndërtojnë jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, kjo është e mrekullueshme”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...