Ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Argon Tufa, ka folur në lidhje me drejtimin e presidencës së OSBE-së nga Shqipëria.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Tufa e quajti një paradoks aburd faktin se se komponenti kryesor për përzgjedhjen e një vendi është ai human.
“Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di se si kanë mundur të ngjasin. Por kjo gjendje nuk erdhi dhe u bë faktike e tillë tani. Ne nuk u përballëm me detyrat dhe detyra kryesore ishte eliminimi ose mënjanimi, spastrimi nga hapësirat publike të institucioneve, të legjislacionit, të drejtësisë, të trashëgimisë komuniste. Unë mendoj se ne nuk u përballëm dot atëherë kur duhej dhe si duhej me këtë trashëgimi, e cila të vetmen mënyrë sjellje ka pasur atë të përndjekjes, kërcënimeve, pushkatimeve e të gjenocidit siç i kam studiuar unë këto 8 vite në dokumentet e dosjeve të arkivave të cenimit të shtetit”, tha ai.
Kujtojmë se Agron Tufa dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti, pasi u shpreh se kishte marrë shumë kërcënime. Ai është larguar bashkë me familjen drejt Zvicrës ku edhe ka kërkuar azil politik.