Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur në lidhje me pasojat që la tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Balla bëri një bilanc të dëmeve, teksa shprehu edhe mirënjohje ndaj ekipeve të kërkim shpëtimit për solidaritetin e tyre. Ai kërkoi nga opozita që të reflektojë dhe të bëhen bashkë për përballimin e situatës së krijuar.
“I them kolegut të ri në Shqipëri nuk bëhet korbi në ditë zie, as vaji i korbit. Shqipëria prej 26 nëntorit po kalon një nga momentet më të vështira, më të hidhura. Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë e që u shoqërua me një bilanc tragjik, përbën një sfidë që shkon përtej mundësive të qeverisë sonë, e të kombit tonë.
Për ata që ende nuk e dinë, vijojnë të marrin ndihmë shëndetësore 29 motra e vëllezër te trauma 4 në Durrës dhe 3 të tjerë të dërguar jashtë vendit, e kjo falë qeverisë italiane ku Rama e Conte kanë qenë në kontakt të vijueshëm.
Sipas sizmologëve janë regjistruar mbi 1400 pas goditje e duhet t’u japim një mesazh qytetarëve, që s’jemi as të parët as të fundit që kalojmë situata të tilla. 10 vite më parë një tërmet 6.3 rihter në Zelandën e Re shkaktoi 190 të vdekur e një qytet të shkatërruar.” tha Balla.
Ai ju përgjigj edhe kërkesës së opozitës për anulimin e tenderëve me qëllim kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura.
Balla tha se këta tenderë janë krijuar për t’i shërbyer njerëzve dhe se kush ka ankesa mund të shkojë t’i paraqesë në Prokurori.
“1183 shtëpi të shembura, 5514 të dëmtuara rëndë nga tërmeti, edhe në rrethe të tjera që nuk i kemi përmendur. Të dëmtuara lehte 3569 shtëpi, 558 të dëmtuara rëndë pallatë ndërsa të dëmtuara lehtë 337. Ju dëgjova me vëmendje, ndonjë për efekt të karriges a trashëguar fjalimin e opozitës së vjetër. Kjo është një seancë solemne me vëmendje për ata që nuk ka shtëpi që kanë humbur të afërmit, e ky kuvend mbështet të gjitha aktet që bëri qeveria.
Nuk e kuptoj të marrësh fjalën e të jesh kundër dhurimit të banesave të atyre që mbetën pa banesa. Nuk e kuptoj dhe besoj se do reflektoni që ne t’u garantojmë pension të posaçëm atyre që mbijetuan por humbën familjare. Por do ta bëjmë me aktin e qeverisë që sjell sot këtu.
Buxheti ndryshon duke krijuar në kapitull të vecantë për rindërtimin pa prekur pjesën tjetër që lidhen me jetën ekonomike në cdo cep të vendit. Mjaft më me këngët e Albana Vokshit që gjoja PPP.. s’ka PPP fare këtu, ju dëgjova me kujdes, këtu flitet për cështje konkrete, t’u japësh shtëpi atyre që janë pa shtëpi. Dhe sa për PPP e kemi bërë me bindjen për t’i shërbyer njerëzve. Kush ka ankesa të shkojë t’i bëjë në prokurori, së shpejti ngrihet prokuroria speciale. Kur kam qenë në opozitë kam bërë 117 kallëzime në prokurori. bëni atë që duhet të bëjë cdo njeri normal. Me gjithë panoramën e zymtë, fill pas tërmetit e gjithë struktura e shtetit, ishim të gjithë aty për të parë nga afër atë protokoll ndërhyrje. Nuk është e vërtetë që nuk kishte pajisje. Kemi qenë bashkë me deputetë të opozitës, ka qenë i menjëhershëm solidariteti nga të gjithë forcat e huaja.
Kam ndenjur non stop me një prej forcave që erdhën nga ekipet e huaja, sa ishin kthyer nga Portugalia, për të njëjtën mision, pse s’e bënte dot vet Portugalia, pa ekipin rumun? Edhe në kili kanë shkuar, dhe kjo nuk është turp, por solidaritet me një fatkeqësi kaq të madhe natyrore.
I falënderoj vëllezërit nga Kosova, për nisjen e menjëhershme drejt Shqipërisë. Është koha të reflektojmë dhe thirrja e kryeministrit vlen edhe për ju për të qenë bashkë sic e do zakoni i shqiptarit”, deklaroi ai.