Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Situata pas tërmetit/ Hajdari: Të rishikohet buxheti për 2020

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Situata pas tërmetit/ Hajdari: Të rishikohet buxheti për 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka shprehur ngushëllimet e saj për për familjet që humbën të afërmit e tyre nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntor.

Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentar, Hajdari nuk i kurseu kritikat në drejtim të qevrisë në lidhje me menaxhimin e situatës pas tragjedisë.

“Dua t’i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. ata janë në zemrat tona në çdo moment. shpreh mirënjohje për çdo vullnetar që ofroi ndihmë, mjekët infermierët e çdo qytetar. Tregua një ndjenjë të pashembullt solidariteti e kjo nuk është pak. Mirënjohje për ekipet e emergjencës, Kosovës e vendeve fqinje. Ju nuk reshtët deri në momentin e fundit, për të bërë të pamundurën. Falënderoj edhe mediat e gazetarët e çdo kush që u bashkua. Falenderoj çdo donator, shqiptar brenda e jashtë vendit. Nuk ka vlerësim më të lartë që ne treguam, një model frymëzimi për të gjithë. Kjo ndihmë nga aleatët nuk ishte për elitën po për shqiptarët. do ju jemi gjithmonë mirënjohës, puna e solidariteti juaj nuk ka për t’u harruar kurrë. Ai provoi se themelet njerëzore janë të pakufishme. Sot jemi për të diskutuar edhe për masat që duhen marrë tani e tutje”, tha ajo.

Hajdari theksoi se duhet të ketë një rishikim të buxhetit, teksa shton se duhet të nisë sa më shpejt rindërtimi i banesave. Ajo deklaron se nuk duhet lejuar shembja e asnjë ndërtese pa u bërë hetimi dhe inspektimi i plotë i tyre.

Ajo bën thirrje se ka akoma banorë të prekur të cilët nuk kanë marrë ushqime, strehim, pavarësisht kontributeve.

“Buxheti duhet të rishikohet. Inspektimi i ndërtesave të zbatohet e mos lejohet shembja pa u bërë hetimi i plotë për çdo ndërtesë. Rindërtimi të nisë sa më shpejt, që të fillojmë shërimin e kësaj plage shoqërore. Duhen marrë masat për plotësimin e legjislacionit. Pasojat nuk përmbyllen në një ditë, ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë çdo kënd që është i prekur. Sot ka ende nevojë për ushqime, strehim, pavarësisht kontributeve, ndihma nuk ka ardhur në shërbim të barabartë për të prekurit. Ka ende kërkesa për strehim.

Kanë qenë kontributet vullnetare që kanë ardhur si ndihmë e parë. Ndihem e revoltuar dhe e shqetësuar, shumë familje nuk kanë ndihma, janë ende pa çadra. Thirrje kujtdo, ndihmat mos të centralizohen në një zonë. Nuk duhet të lëmë asnjë në rrugë, e asnjë fshat pa prekur. Gjëja e parë që qytetarët kërkojnë është procesi i rivlerësimit të banesave. I kërkojmë qeverisë të vë çdo kënd në dispozicion. Shembja është një akti kriminal, përbën provë materiale për hetime penale.

Kjo situatë s’mund të shkojë pa mbajtur përgjegjësi. Qeveria nuk mund të anashkalojë këtë transparencë këtë herë. Meqë jemi në gjendje fatkeqësie, duhet të nisim nga anulimi i kontratave koncensionare. Të bëjmë çdo për t’ju gjendur pranë qytetarëve e të lemë metodat e vjetra të propagandës. Historia do marrë me vete abuzuesit e ata që do vjedhin. Nuk ka më kohë për fjalë por vetëm për vepra”, u shpreh ajo.

Tags: ParlamentPasojatrindërtimiRudina Hajdaritermeti

TË LIDHURA

Nafta sërish drejt çmimeve rekord, shkon në mbi 116 lekë për fuçi
Bota

Nafta sërish drejt çmimeve rekord, shkon në mbi 116 lekë për fuçi

09:53 | 30/03/2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

09:51 | 30/03/2026
Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar
Aktualitet

Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

09:49 | 30/03/2026
Next Post
Ahmetaj i shtrin dorën opozitës: 30 qershori është i shenjtë!

Ahmetaj flet për planin e rindërtimit: Nuk do rriten as taksat, as borxhi publik

Vlorë/ Motori merr para këmbësorin  (VIDEO)

Vlorë/ Motori merr para këmbësorin  (VIDEO)

Kontrata e sigurimit të detyrueshëm në ndërtim, AMF miraton kushtet

Kontrata e sigurimit të detyrueshëm në ndërtim, AMF miraton kushtet







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Nafta sërish drejt çmimeve rekord, shkon në mbi 116 lekë për fuçi
Bota

Nafta sërish drejt çmimeve rekord, shkon në mbi 116 lekë për fuçi

by mirseda
09:53 | 30/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, teksa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe përfshirja...

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

09:51 | 30/03/2026
Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

09:49 | 30/03/2026
Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

09:40 | 30/03/2026
“Më lëpin këmbët!”, Trump poshtëron publikisht Princin e Arabisë Saudite

“Më lëpin këmbët!”, Trump poshtëron publikisht Princin e Arabisë Saudite

08:46 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com