Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Durrës/ Hajdutët përfitojnë nga tërmeti, vjedhin nga banesat e braktisura

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Durrës/ Hajdutët përfitojnë nga tërmeti, vjedhin nga banesat e braktisura

Në një transmetim live, gazetarja Anila Hoxha ndodhej në godinën e një pallati, në lagjen numër 13 në qytetin e Durrësit. Godina ku ndodhej gazetarja, kishte shumë dyer të hapura nga hajdutët, të cilët kanë shfrytëzuar situatën, dhe kanë hyrë për të marrë sendet me vlerë në banesa.

Pra në një situatë të tillë, kemi dy situata që janë si dy anët e një monedhe. Nga njëra anë ka qytetarë që janë solidarizuar me situatën dhe janë duke dhuruar ndihma, por nga ana tjetër ka edhe persona të tjerë që shfrytëzojnë situatën dhe panikun e qytetarëve që kanë braktisur banesat e tyre dhe janë larguar drejt vendeve që konsiderohen më të sigurta. Dhe kanë hyrë në banesat e këtyre të fundit, për të rrëmbyer sendet me vlerë dhe gjërat që mund të gjejnë në brendësi të tyre.

Hoxha ishte e shoqëruar me një zotëri i cili ishte pronari i një hoteli. Zotëria shprehet se është telefonuar nga një miku i tij, që për momentin po jeton në Tiranë, si pasojë e frikës nga tërmeti, për të parë banesën e tij. Dhe ai u shpreh se kur shkoi në pallat, pa se shumica e dyerve ishin të hapura.

“Jam telefonuar nga miku im që momentalisht po jeton në Tiranë, si pasojë e frikës nga tërmeti. Ai më tha që të shkoja dhe të shikoja banesën e tij. Kur u futa në pallat, pashë që shumica e dyerve ishin të hapura nga hajdutët, përfshirë edhe banesën e mikut tim. Unë me mjete rrethanore e izolova me një kompesatë që të mos e lija të hapur. Banorët e kanë denoncuar si rast, por ata shprehen se nuk kanë besim tek policia”, tha zotëria.

Më pas ai u shpreh se po strehon në hotelin e tij 7 persona të prekur nga tërmeti, dhe këtë po e bën në mënyrë vullnetare, dhe nuk ka kërkuar ndihma nga bashkia për këtë gjë.

“Unë në hotelin tim kam strehuar me të gjithë forcat e mia 7 familje. Nuk kam marrë asnjë ndihmë për këtë gjë. Familjet që ndodhen në hotelin tim, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia, madje askush nuk ka ardhur për ti takuar ata. Unë mund ti mbajë dhe një javë ata me shpenzimet e mia, por më pas çfarë do të ndodhë me ta?!” , u shpreh pronari i hotelit. /Top Channel

 

Tags: durresgrabitësittermetivjedhje

TË LIDHURA

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë
Aktualitet

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

09:32 | 10/12/2025
Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale
Aktualitet

Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

09:24 | 10/12/2025
Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme
Aktualitet

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

09:10 | 10/12/2025
Next Post
Meta: Kjo fatkeqësi natyrore dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar

Meta: Kjo fatkeqësi natyrore dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar

“Priste rrogën e 2 muajve”, rrëfimi prekës i të atit të Kristjan Preçit

"Priste rrogën e 2 muajve", rrëfimi prekës i të atit të Kristjan Preçit

“Pas tërmetit, ringrihuni më të fortë”, Bruno Vespa solidarizohet me shqiptarët

“Pas tërmetit, ringrihuni më të fortë”, Bruno Vespa solidarizohet me shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë
Aktualitet

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

by mirseda
09:32 | 10/12/2025
0

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përkujtuar sot 109-vjetorin e shpalljes së Republikës Autonome të Korçës, një...

Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

09:24 | 10/12/2025
Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

09:10 | 10/12/2025
Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

08:58 | 10/12/2025
SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

08:56 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com